Menaxhimi me rrjetin ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Menaxhimi me rrjetin ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 13 tetor 2008 15:01

Menaxhimi me rrjetin ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civileRrjeti ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile (BCSDN) u zhvilluan nga programi Rrjeti për ndërtimin e kapaciteteve, që filloi në vitin 2000 si pjesë e një Partneriteti Ekumenik për Evropën Juglindore të Këshillit Botëror të Kishave (WCC SEEEP).

Ky program është bazuar mbi identifikimin e nevojave e të gjitha organizatave të inkuadruara partnere dhe është bazë për planin aksionar të rrjetit për periudhën 2004-2006. Ky program është mbindërtim i përvojës paraprake mes organizatave partnere dhe realizimit të tyre të suksesshëm të programit paraprak trevjeçar. Rrjeti është bazuar mbi partneritetin mes organizatave të cilat kanë vizion dhe mision të përbashkët dhe kanë nevoja dhe resurse të ngjashme për ndërtimin e kapaciteteve. Sekretariati i rrjetit punon në kuadër të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) në Shkup.

Qëllimi i përgjithshëm është forcimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi në shoqërinë civile mes zhvillimit të koncepteve dhe praktikave vendore dhe forcimin e aktorëve të shoqërisë civile në Ballkan. Qëllimi i program është të zhvillohen kapacitetet individuale dhe organizative të OJQ relevante nga Ballkani dhe bashkëpunimi i tyre, nëpërmjet shkathtësive dhe njohurive të avancuara për mobilizimin e resurseve dhe mbështetjes; të rritet bashkëpunimi ndërkufitar dhe ndërsektorial; të përmirësohet cilësia e standardeve, shkathtësive dhe njohurive mes OJQ.

Programi zhvillon pako të shërbimeve të nevojshme për forcimin e sektorit të tretë dhe për forcimin e shkathtësive dhe rolin e tij gjatë sigurimit të shërbimeve për shfrytëzuesit e tij. Pakoja përbëhet prej aktiviteteve të ndryshme, mes të cilave: trajnime të porositura, vizita të ndërsjella, konsultime/instruksione, vizita në teren, punëtori, rrjetëzime dhe shkëmbim informatash. Fushat profesionale janë: rrjetëzimi, avokimi dhe lobimi, sigurimi i fondeve, mobilizimi i resurseve dhe mbështetja, kodeksi i sjelljes dhe veprimi sipas standardeve, menaxhimi me OJQ, planifikimi strategjik, zhvillimi institucional, forcimi organizativ, të mësuarit ndërkulturor dhe roli i gjinive në zhvillim.

Projekte në rrjedhë:

Projekte të përfunduara:

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat Menaxhimi me rrjetin ballkanik për zhvillimin e shoqërisë civile