Mundësitë në QMBN - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Mundësitë në QMBN PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Dëshiroj të inkuadrohem në punën e MCMS!

Ekzistojnë më shumë mënyra që të inkuadroheni në punën e MCMS-së. Mund të jeni vullnetarë, ta realizoni praktikën tuaj, të ndani ide dhe propozime për punën tonë, t’i përgatisni punimet e diplomës dhe të magjistraturës, disertacionet e temave të doktoraturës relevante për sektorët ku vepron MCMS, ta ofroni ekspertizën tuaj në bazë vullnetare, të dhuroni të holla dhe të mira...

Vullnetarizmi dhe praktika janë mënyrat më të shpeshta në të cilat deri tani me vetë iniciativë janë inkuadruar personat e interesuar. Tashmë disa vjet me radhë në MCMS të interesuarit vullnetarizojnë dhe e realizojnë praktikën. Në punën tonë janë inkuadruar dhjetëra vullnetarë dhe praktikantë nga Maqedonia, Franca, Gjermania, Bosnja dhe Hercegovina. Shpesh arrijnë letra me interesim për të qenë vullnetar dhe për të realizuar praktikën në MCMS, më së shumti nga studentët në studime deri në diplomim dhe pas diplomimit.

Vullnetarizmi dhe praktika zhvillohen përmes inkuadrimit të vullnetarëve dhe praktikantëve në procesin e punës të MCMS. Për shkak të inkuadrimit të tyre më të lehtë dhe më të suksesshëm organizohet trajnim orientues. Trajnimi ka për qëllim t’i njoftojë vullnetarët dhe praktikantët me vizionin, misionin, qëllimet afatgjate, aktivitetet dhe sistemet dhe procedurat e MCMS, si dhe mundësitë dhe obligimet që kanë. Krahas bashkëpunëtorit që e koordinon vullnetarizmin dhe praktikën në MCMS, për çdo vullnetar/praktikant angazhohet nga një bashkëpunëtor në projekte. Vullnetarët dhe praktikantët punojnë bashkë me atë, ndërsa ai i shpie nëpër proces, ua sqaron dhe ua tregon detyrat e punës dhe u delegon obligime.

Varësisht nga interesimi dhe kualifikimet e vullnetarit ose praktikantit, si dhe nga qasja e programeve dhe proceseve caktohet fusha dhe aktivitetet ku do të inkuadrohet i njëjti.

Vullnetarizmi dhe praktika mund të zhvillohet në kuadër të grupeve për realizimin e aktiviteteve programore ose për funksionet administrative-financiare të MCMS. Vullnetarët dhe praktikantët marrin pjesë në përgatitjen e projekteve, në organizimin e ngjarjeve, në hulumtime dhe analiza, në përgatitjen e lajmeve dhe grumbullimin e informatave.

Koha e vullnetarizmit zakonisht fillon me një muaj, e pastaj varësisht nga interesimi dhe mundësitë vazhdohet edhe për 3 muaj. Kohëzgjatja e praktikës rregullohet bashkërisht me institucionin arsimor.

MCMS adaptohet në mundësitë e vullnetarit dhe praktikantëve, veçanërisht atyre të cilët janë në studime para diplomimit. Kështu studentët të cilët rregullisht e ndjekin mësimin vullnetarizojnë nga disa orë në ditë.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Inkuadrohu Mundësitë në QMBN