Këshilli drejtues i MCMS - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Këshilli drejtues i MCMS PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Këshili drejtues i MCMS 2009-2013

Ризван СулејманиRizvan Sulejmani - kryesues (05.01.1957, Shkup). Shkollimin fillor e kreu në Saraj, shkollimin e mesëm në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Diplomoi në Fakultetin Elektroteknik në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup. Ka magjistruar në studimet evropiane në Fakultetin Filozofik në Shkup. I martuar dhe jeton me bashkëshorten Nuremane dhe bijtë Artan dhe Faton në Shkup. Ka qenë në funksione të shumta udhëheqëse, mes të cilave dy herë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, zëvendës-ministër i Mbrojtjes dhe ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Si deputet, ishte anëtar i grupit parlamentar nga Maqedonia në Parlamentin e NATO. Ka qenë anëtar në shumë këshille drejtuese dhe funksione udhëheqëse. Në sektorin joqeveritar është themelues dhe nënkryetar i Këshillit Veri-atlantik të NATO në Maqedoni dhe themelues dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Evropiane në Maqedoni. Tani është drejtor i Institutit për studime politike dhe ndërkulturore në Shkup.

Кочо АнѓушевКKoço Angjushev – zëvendës kryesues (20.06.1969, Shkup). Diplomoi në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, më vonë në fakultetin e njëjtë, në vitin 1995 magjistron nga shkencat e makinerisë, ndërsa në vitin 1998 edhe doktor i shkencave teknike. Ka përvojë profesionale prej 16 viteve në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, ku punon si profesor, 6 vjet si drejtor i EFT Maqedonia dhe 5 vjet si kryetar i Këshillit drejtues të Brako. Krahas kësaj, është anëtar në shumë organe profesionale ndërkombëtare dhe ka publikuar më shumë se 100 punë shkencore dhe më shumë se 50 projekte në industri.  

Билјана Герасимoвска – КитановскаBiljana Gerasimovska – Kitanovska (26.02.1969, Shkup). Shkollimin e lartë e kreu në Shkup, në Fakultetin e Mjekësisë ku më vonë edhe specializoi mjekësinë interne. Është e martuar. E punësuar në Qendrën klinike në Shkup në Klinikën e nefrologjisë. Nga viti 1995 është themeluese dhe kryetare, ndërsa tani anëtare aktive e organizatës qytetare ESE, Shkup, me arritje të dukshme në zhvillimin e qasjes gjinore në Maqedoni. Anëtare e Këshillit drejtues të MCMS nga viti 2004. Gjatë mandatit të saj vazhdimisht ka kontribuar në analizën e çështjeve të ndryshme, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe ato gjinore, mundësitë e barabarta dhe anti-diskriminimi.

Бехиџудин ШехапиBehuxhudin Shehapi (27.02.1961, Tetovë). Ka kryer Fakultetin Filozofik në Shkup, grupi Historia e artit dhe arkeologji. I martuar dhe ka dy fëmijë. Ka 20 vjet përvojë pune në vende udhëheqëse në institucione shkencoro-arsimore, civile dhe organizata si edhe në Bashkësinë Fetare Islame (BFI). Dy vjet ka ligjëruar lëndën: Kultura islame dhe civilizimi, në shkollën e mesme teologjike “Medreseja Isa Beu” në shkup, 15 vjet ka qenë udhëheqës në shërbimin për objekte fetare dhe kulturë islame në Bashkësinë Islame të RM, 4 vjet redaktor i gazetës “Hëna e re”, 12 vjet sekretar gjeneral i El Hilal, 5 vjet është kryetar i El Hilal ku në rrjedhë është mandati i dytë, 4 vjet anëtar i Këshillit drejtues të MCMS, dy vjet drejtor i Qendrës nacionale konservuese, për momentin mandati i dytë pas rizgjedhjes. Ai posedon përvojë të pasur në udhëheqje në sektorin civil, njohuri në menaxhimin me kriza dhe drejtimin në situata konflikti, njohuri në vendosjen e komunikimit me njerëzit dhe me mediat. Posedon aftësi për vendosjen e dialogut ndërkulturor dhe ndërkonfesional dhe ka dhënë kontribut në forcimin e besimit të ndëretnik. I njeh të gjitha arritjet civilizuese në Maqedoni dhe është autor i disa publikimeve në këtë fushë.

Горан МихајловскиGoran Mihajllovski (24.11.1963, Manastir). Ka diplomuar në Fakultetin e studimeve ndërdisiplinore ë gazetarisë në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në vitin 1988. Gazetar profesionist nga shtatori i vitit 1989. Nga viti 1989 deri në vitin 2000 gazetar në “Veçer”. Nga viti 12.1998 deri më 05.2000 kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i “Veçer”. Themelues i gazetës “Vest” dhe kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës nga 5 korriku 2000. Autor i artikullit “Dua të them” (“Veçer” dhe “Vest”)  nga janari i vitit 1991. Tre libra “Dua t them” – përmbledhje e artikujve (1997, 2002, 2007). Libra nga fusha e gazetarisë dhe turizmit. “Tregime me pesë yje” (2004). Dy herë fitues i çmimit “Mito Haxhivalisev Jasmin” për “Dua të them”. Fitues i çimimit “Krste Misirkov” për arritjet në gazetari. Nga viti 2007 ligjërues me korrespondencë në Fakultetin Juridik pranë UQM në studime e gazetarisë nga lënda “Redaktimi në mediat”.

Ѓоко ЃорѓевскиGjoko Gjorgjevski (24.07.1968, Shkup). Pas mbarimit të studimeve në shkollën e mesme teologjike, në vitin 1991 diplomon në Fakultetin Ortodoks “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup. Gjatë studimeve tre vjet ka qenë kryetar i shoqatës studentore pranë fakultetit, si dhe kryeredaktor i buletinit studentor. Pas tre viteve të kaluara si profesor në Shkollën e mesme ortodokse, shkon në qëndrim studimi në Institutin Lindor në Regensburg – Gjermani, ku i vazhdon studimet e magjistraturës në Fakultetin Teologjik – dega Teologjia biblike pranë Universitetit të Papës “Gregoriana” në Romë, Itali (194-1996), ku edhe doktoron në vitin 2000. Nga viti 2001 është docent në lëndët nga fusha e Librit t shenjtë të Dhjatës së Vjetër. Nga viti 2001 është i inkuadruar në mënyrë aktive në aktivitetet nga fusha e dialogut ndërreligjioz përmes pjesëmarrjes në konferenca dhe takime në vend dhe jashtë, si dhe nga fusha  teologjisë sociale. Nga viti 2002-2006 është kryeredaktor i revistës “Rruga e krishterë”.

Јагуп СелимоскиJagup Selimoski (03.10.1946). Shkollimin fillor e kreu në Kërçovë, shkollën e mesme islame në Sarajevë, ndërsa fakultetin Al Azhar në Kajro, Egjipt. Ka punuar si sekretar në BFI-RM, ndërsa në periudhën 1980-1991 ishte kryetar i saj dhe kryetar i Bashkësisë Islame në RSFJ deri në vitin 1993. Tani është drejtor i sektorit për arsim fetar në BFI-RM Shkup, anëtar i të gjitha organeve më të larta të BFI, si dhe i Këshillit ndërreligjioz të Republikës së Maqedonisë.

 

Славко ВелевскиSllavko Velevski (22.06.1961, Mogillë). Shkollimin fillor e kreu në Mogillë, të mesmen në Manastir, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Natyrore Matematikore në Institutin e Biologjisë në Shkup. Është i martuar me Gordanën dhe baba i dy fëmijëve, Hristijan dhe Petar. 12 vjet është kryetar i komunës së Mogillës. Në periudhën 1991-1993 punon si arsimtar i biologjisë në SHF “Sllavko Llumbarkovski” në Novaci. Në vitin 1982 është një nga themeluesit dhe lojtar aktiv i KB “Strella” – Mogillë, që garonte në ligën rajonale të Maqedonisë. Gjatë studimeve ishte anëtar i organizatës studentore të FNM. Anëtar i Komisionit për arsim të ZELS, ndërsa është anëtar edhe i Shoqatës së punëtorëve financiar të vetëqeverisjes lokale dhe ndërmarrjeve publike. E njeh mirë problematikën e vetëqeverisjes lokale, shërbimeve publike, zhvillimin rajonal dhe rural.

 

  • Наташа Габер – Дамјановска
  • Прота Драги Костадиновски
  • Андон Марковски
  • Бехиџудин Шехапи
  • Билјана Герасимовска – Китановска
  • Зејнула Фазлиу
  • Пречесен Михаил Цеков
  • Мухамед Точи
  • Свето Стефановски

  • Мирко Спироски 1993-2004
  • Димитрије Бужароски 1993-1994
  • Зорица Велковска 1993-1994
  • Иван Тулевски 1993-2000
  • Љубомир Цуцуловски 1993-1994
  • Нано Ружин 1993-1994
  • Наташа Габер – Дамјановска 1993-2004
  • Савка Тодоровска 1993-1994
  • Теута Крашница-Чучкова 1993-2004
  • Драги Костадиновски 1993-2004
  • Зејнула Фазлиу 1993-2004
  • Зоран Костов 1994-2000
  • Михаил Цеков 1994-2004
  • Мухамед Точи 1994-2004
  • Нурије Кадриу 1994-2000
  • Букурије Бајрами 2000-2004
  • Биљана Герасимовска – Китановска 2000-2004
  • Свето Стефановски 2000-2004

Koço Angjushev – zëvendës kryesues (20.06.1969, Shkup). Diplomoi në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, më vonë në fakultetin e njëjtë, në vitin 1995 magjistron nga shkencat e makinerisë, ndërsa në vitin 1998 edhe doktor i shkencave teknike. Ka përvojë profesionale prej 16 viteve në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, ku punon si profesor, 6 vjet si drejtor i EFT Maqedonia dhe 5 vjet si kryetar i Këshillit drejtues të Brako. Krahas kësaj, është anëtar në shumë organe profesionale ndërkombëtare dhe ka publikuar më shumë se 100 punë shkencore dhe më shumë se 50 projekte në industri.
 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Struktura jonë Këshilli drejtues