Për konsultimet dhe trajnimet - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Për konsultimet dhe trajnimet PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Që nga formimi i vet në vitin 1993 MCMS-ja punon në zhvillimin e kapaciteteve edhe të në nivel individual, organizativ dhe institucional. Këtë qasje MCMS-ja e shfrytëzon për ti forcuar kapacitetet e organizatave qytetare, vetëqeverisjet lokale, institucionet shtetërore, ndërmarrjet, shkollat dhe gjithë ata që kanë nevojë.

Komponenti për zhvillimin e kapaciteteve paraqet pjesë të rëndësishme të portfolios programore të MCMS-s. Deri tani MCMS-ja ka realizuar një sërë programesh në kuadër të cilave janë përdorur më shumë metodologji të ndryshme: trajnime, konsultime, vlerësime dhe analiza.

Një pjesë e temave për të cilat MCMS-ja zhvillon kapacitete janë: menaxhimi me cikël projektesh, zhvillim institucional dhe përforcim organizativ, planifikim strategjik, menaxhim me programe/projekte, menaxhim me resurse njerëzore, punë administrative dhe arkivore, menaxhim financiar, marrëdhënie me opinionin, aftësi komunikative, facilitim dhe afëtsi prezantuese, trajnim për trajnerë, mësim inter-kulturor, etj.

MCMS-ja deri tani ka realizuar 418 trajnime në të cilat kanë marrë pjesë 6980 pjesëmarrës.

MCMS-ja e menaxhoi procesin për planifikim strategjik të mbi 15 organizatave, mes të cilave edhe: Lidhjes së Odave Ekonomike, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, Shoqata e prokurorëve publik të Maqedonisë; Shoqata e gjykatëse, etj.

MCMS-ja siguron përkrahje teknike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përgatitjen e strategjisë për bashkëpunim me sektorin qytetar dhe i zhvilloi kapacitetet e Departamentit qeveritar për bashkëpunim me organizatat joqeveritare.

MCMS-ja ka realizuar më shumë vlerësime të organizatave dhe vlerësime të projekteve/programeve, duke i përfshirë edhe: vlerësim të Strategjisë nacionale për luftë kundër tregtisë me njerëz; vlerësim të aktiviteteve të CORDAID në Shqipëri; vlerësim të kapaciteteve të institucionit Avokati i popullit; vlerësim të kapaciteteve organizative të 26 organizatave partnere të OSCE-s, etj.

Për nevojat e OSCE-s, MCMS-ja kreu një sërë vlerësime të kapaciteteve organizative të partnerëve të OSCE-s dhe përgatiti dhe realizoi plane për zhvillim të kapaciteteve të tyre.

Trajnimet e MCMS-s janë pjesë e katalogut të trajnuesve të autorizuar nga ana e Mistrisë së arsimit dhe shkencës dhe MCMS-ja realizon trajnime për shkollat e kyçura në projektin për Modernizimin e arsimit.

Në kuadër të aktiviteteve për zhvillimin e kapaciteteve MCMS-ja bashkëpunon me kompani konsultante ndërkombëtare, mes të cilave janë: Management for Development Foundations – Holandë, International NGO Training and Research Centre – Intrac – Britani e Madhe, COWI – Danimarkë, World Alliance for Citizen Participation – CIVICUS- SHBA, Qendra Evropiane për drejtësi jofitimprurëse – Hungari, etj.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Konsultime dhe trajnime Për konsultimet dhe trajnimet