Fushata për mobilizimin e fondeve |
Burimi kryesor i financave për shumicën e organizatave qytetare akoma janë fondacionet e jashtme dhe nga vendi, mes programeve dhe projekteve të tyre. Numër i vogël është i organizatave që mendojnë për qëndrueshmërinë e tyre, ndërsa një numër shumë i vogël i organizatave kanë burime të veta të financimit. Mospasja e shkathtësive themelore për mobilizimin e fondeve, mospasja e përvojës, por edhe gjendja e vështirë ekonomike në Republikën e Maqedonisë, si dhe pengesat në rregulloren ligjore, i dekurajojnë shoqatat e qytetarëve të fillojnë të punojnë rreth qëndrueshmërisë së tyre. MCMS prej para do kohe mund të lavdërohej me fondet relativisht stabile, si rezultat i donatorëve stabil, në masë të madhe të anëtarëve të Konzorciumit për Maqedoninë. Por viteve të fundit ata e paralajmëruan largimin e tyre nga rajoni dhe fokusimi në rajonet tjera të botës. Për shkak të kësaj, MCMS qëndron para sfidës ta ndërtojë qëndrueshmërinë e vet duke zhvilluar mënyra të reja dhe duke përdorur metodat të reja. Me organizimin e fushatës vjetore për mobilizimin e fondeve MCMS e promovon konceptin e vetë qëndrueshmërisë të shoqatave të qytetarëve me çka jep kontribut drejt përmirësimit të kushteve për organizimin e aktiviteteve për mobilizimin e fondeve. Qëllimi i programit është kontributi drejt qëndrueshmërisë financiare të MCMS mes ngritjes të vetëdijes publike për një problem të caktuar aktual dhe zbutja ose zgjidhja e tij. Në vitin e parë do t testohen më shumë aktivitete të vogla, ndërsa në dy vitet e fundit do të zgjidhet temë e fushatës në varësi nga problemet aktuale në atë periudhë. Fushata do të realizohet nga MCMS, por në aktivitetet do të inkuadrohet edhe bashkësia më e gjerë mes pjesëmarrjes së drejtpërdrejt të individëve, grupeve, ndërmarrjeve, institucioneve tjera. Mjetet e grumbulluara nga fushata do të shfrytëzohen për zgjidhjen e një pjese të problemeve, për të cilat janë të dedikuara mjetet. Në kuadër të fushatës do të realizohen aktivitete për ngritjen e vetëdijes publike dhe promovimin e konceptit të qëndrueshmërisë, aktivitete për grumbullimin e mjeteve financiare dhe aktivitete për tejkalimin ose zbutjen e problemit-temës të fushatës, me çka do të kontribuohet drejt ngritjes së vetëdijes te qytetarët për problem të caktuar, i cili veçanërisht është i theksuar në periudhën e realizimit të fushatës. Projekte të përfunduara:
|