Projekte për modernizimin e arsimit - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Projekte për modernizimin e arsimit PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

pmoAnaliza e situatës me zhvillimin profesional të arsimtarëve gjatë punës së tyre të realizuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tregon për mungesën e investimeve të harmonizuara në këtë sferë, veçanërisht kur do të krahasohet me arsimin inicial të arsimtarëve. Trajnimi i arsimtarëve gjatë punës me qëllim t’u përgjigjet sfidave të reja në Maqedoni nuk është e obligueshme dhe sigurohet në shkallë të kufizuar.

Si përgjigje e sfidave të lartpërmendura Qeveria e Republikës së Maqedonisë realizon huazim nga Banka Ndërkombëtare për Përtëritje dhe Zhvillim (Banka Botërore) në vlerë prej 5 milionë USD, grant në vlerë prej 10 milionë EUR nga Qeveria Holandeze dhe 3 milion USD pjesëmarrje e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Projektin për modernizim të arsimit.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është kontribut drejt modernizimit të arsimit në Republikën e Maqedonisë.

Qëllimi i projektit është kontribut drejt avancimit të cilësisë së mësimit dhe rritja e pjesëmarrjes në mësim në shkollat e përfshira me projektin.

Një nga komponentët e projektit është ndërtimi i kapaciteteve dhe zhvillimi profesional i arsimtarëve në shkollat fillore dhe të mesme.

Njësia për koordinim të projektit pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në prill të vitit 2006 e publikoi Katalogun e ofruesve të shërbimeve dhe programet e tyre për trajnim të arsimtarëve, ku janë përfshirë temat, programet mësimore, përmbajtja dhe kostoja e trajnimeve.

Shkollat, në varësi nga nevojat dhe lartësia e grantit që e kanë në dispozicion, të cilin ua ka dhënë Ministria e Arsimit dhe Shkencës secilës shkollë, zgjedhin temë të trajnimit dhe ofruesin e shërbimeve, i cilin realizon trajnimin e zgjedhur. Pas seleksionimit nga ana e shkollës, ofruesi i shërbimeve lidh marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku i saktësojnë detajet lidhur me realizimin e trajnimit. Për vitin shkollor 2007/2008 MCMS ka lidhur marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për realizimin e 1 (një) trajnimi për Shkathtësi të komunikimit për SHF “Hristijan Todorovski Karposh”, Shkup. Do të trajnohen 7 arsimtarë dhe personeli tjetër shkollor.

Periudha kohore për realizimin e projektit është 1 maj – 31 dhjetor 2008.

Plani financiar i projektit ka vlerën prej 96.030 denarë (shpenzime të drejtpërdrejta).

 

Projekte të përfunduara:

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Programet