Unë jetoj këtu - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Unë jetoj këtu PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

jas-ziveam-ovdeQëllimi i përgjithshëm i projektit ishte prezantimi i principeve dhe deklarimeve të MCMS-s

Qëllimi i projektit ishte promovimi i MCMS-s dhe ngritja e vetëdijes publike. Pozicionimi i MCMS-s si organizatë e fuqishme dhe aktive qytetare me interesim të dukshëm për ardhmëri më të mirë të shoqërisë maqedonase si shkak kryesorë për ekzistimin e saj.

Grupi qëllimor ishin grupet qëllimore të MCMS-s, mediumet, opinioni më i gjerë dhe donatorët.

Strategjia e fushatës “Unë jetoj këtu” ishte të stimulohet individualiteti si fillim i vlerave të përbashkëta, të potencohen vlerat (e këtushme) personale si bazë reale si edhe përgjegjësia e çdo individi në veçanti, duke i pranuar të gjitha të drejtat dhe obligimet e tij.

Aktivitete

Strategjinë kreative e përgatiti agjencia “Zip Zap” e cila përbëheshe nga disa elemente. Materiale të botuara dhe shpallje ne mediume.
U vendosën 36 billborde në Shkup dhe nëpër Maqedoni dhe 15 billborde u shfrytëzuan pas mbarimit të OJQ Panairit – forumit të 3-të të shoqërisë civile në Maqedoni. U botuan 134.000 kartolina, 50.000 afishe, 4.000 pllakate, 1.000 kalendarë, 1.000 ditarë, 1.500 fletushka, si edhe shpallje në mediume me motive nga fushata.

Billborde

Gjatë dhjetorit, para kremtimit të ditës së themelimit të MCMS-s (14.12.2003) u vendosën billborde nëpër tërë shtetin me qëllim të informimit të opinionit më të gjerë rreth kësaj ngjarjeje. Për shfrytëzimin e billbordeve nga OJQ panairi, u botuan 15 billborde të cilët u vendosën në Shkup në periudhën 01.12-15.12.2003.
Gjatë muajit dhjetor u vendosën 15 billborde në Shkup, derisa 21 nëpër tërë Maqedoni. Në billborde u botua motivi themelor.
Grupi qëllimor ishte opinioni i përgjithshëm.

Botimi i materialeve promotive

Kartolina

U botuan 134.000 kartolina për opinionin më të gjerë dhe u distribuuan nëpërmjet gazetave ditore (Vest, Fakti, Dnenvik, Utrinski Vesnik) dhe revistat Ekologji, Vullkan, Studentski zbor dhe Gragjanski svet, si edhe distribuomi nëpërmjet rrjetit Gral në 150 vende publike në Shkup. Kartolinat gjithashtu u distribuuan individualisht deri te gjithë grupet qëllimore të MCMS-s, si edhe subjektet afariste.

Afishe

U botuan 50.000 afishe dhe u distribuuan nëpërmjet “Gragjanski svet” (3.500 kopje), gazetat ditore (Vest dhe Start), si edhe individualisht deri te grupet qëllimore të MCMS-s, siç janë organizatat qytetare të përfshira në Adresarin e organizatave qytetare në Maqedoni, shkollat fillore, institucionet sociale, etj.

Pllakate

U botuan 4.000 pllakate. Të njëjtit u distribuuan deri te grupe qëllimore të MCMS-s, komunat, zyrat lokale të LOGM-s dhe shoqatës së pensionistëve, institucionet sociale, shkollat, organizatat sindikale, donatorët, subjektet afariste etj. Për tërheqjen e numrit sa më të madh të njerëzve të njoftohen me fushatën, u ngjitën 450 pllakate në linjat e autobusëve të NKP-s. Nëpër Shkup u ngjitën 1.000 pllakate.

Kalendar

U botua kalendarë me motive nga fushata, në tirazh prej 1000 kopjeve, ku mesazhi kryesor, përveç në gjuhën maqedonase, u përkthye edhe në gjuhët tjera të bashkësive (shqip, turqisht, rome, serbisht, vllahisht, boshnjake), si edhe në gjuhën angleze dhe gjermane. Kalendari u distribuua deri te grupet qëllimore të MCMS-s.

Ditar

U botua ditarë në tirazh prej 1000 kopjeve, ku në kopertinën e ditarit u botua motivi i billbordit. Ditari u distribuua deri te grupet qëllimore të MCMS-s.

Fletushka

Motivi i billbordit u shfrytëzua për botimin e fletushkave në tirazh prej 1500 kopjeve. Fletushkat u dërguan deri te grupet qëllimore të MCMS-s. Emri i fushatës “Unë jetoj këtu” u përkthye në të gjitha gjuhët e bashkësive, si edhe në gjuhën angleze dhe gjermane.

Shpallje në gazetat ditore

Për shkak të vizuelizimit më të madh të fushatës dhe për të arritë deri e numri sa më i madh i grupeve qëllimore u ble hapësirë për shpallje, ku u shfrytëzuan motive nga fushatat. Gjithsej u botuan 38 shpallje në gazetat ditore dhe revistat, edhe atë: Utrinski vesnik, Fakti, Vest, Forum, Lobi, Kapital, Fokus, TEA, Zhena, Zaman dhe Roma Tajms.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë