Jepni nga tatimi i të ardhurave tuaja personale - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Jepni nga tatimi i të ardhurave tuaja personale PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E enjte, 25 dhjetor 2008 14:38

Донирај од својот перосонален данок на доход

Në janar të vitit 2007 u soll Ligji për donacione dhe sponsorime të veprimtarive publike (LDSVP). Qëllimi i aprovimit të LDSVP ishte të mundësohet kyçje më e madhe e personave fizik dhe juridik nëpërmjet lehtësimeve tatimore dhe çlirimeve nga tatimi për donatorët dhe sponsorët. Inicimet tatimore te tatimi personal për personat fizik të cilat japin donacion, të paraparë me LDFVP-n mundet të kontribuojnë në rritjen e përkrahjes vendore të organizatave qytetare, por edhe ato ti përforcojnë lidhjet e veta me grupet qëllimore apo në përgjithësi me qytetarët. Kjo mundësi është akoma e panjohur te donatorët e mundshëm (tani për tani rreth 30.000 persona fizik dorëzojnë fletëparaqitje tatimore), organizatat qytetare duhet të ndërmarrin aktivitete për promovimin e kësaj mundësie.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuon në qëndrueshmërinë financiare të MCMS-s nëpërmjet përforcimit të vetëdijes publike për mundësitë për përkrahjen e organizatave qytetare.

Qëllimi i projektit është të promovohen inicimet tatimore te tatimi personal për persona fizik.

Grupi qëllimor i projektit janë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Shfrytëzues direkt janë MCMS-ja, Polio Plus, ndërsa potencialisht edhe të gjitha organizatat tjera qytetare në Republikën e Maqedonisë. Rajoni qëllimor është Republika e Maqedonisë. Projekti do të realizohet në Shkup.

Rezultat  i pritur i projektit është personat fizik të iniciuar të ndajnë një pjesë të tatimit personal për MCMS-n apo organizatat tjera qytetare për aktivitete të interesit publik.

Për realizimin e projektit janë parapa aktivitetet në vijim:

а) Fushatë në mediume: Në gazetat ditore do të botohet shpallje me të cilën do të informohen qytetarët për mundësinë të japin donacion një pjesë të tatimit të vet personal për projekte të organizatave qytetare. Veç informatës për mundësinë do të tregohet edhe procedura për donacion.

б) Promovim në Internet: Nga 7.12.2008 funksionon ueb faqja e re e MCMS-s. Në strukturën e ueb faqes është parapa pjesë për përkrahje të MCMS-s. Në strukturën e ueb faqes.  Në këtë pjesë parashihet përmbajtje në të cilën qytetarët do të informohen në çarë mënyre mundet të kyçen në ose të japin donacion për aktivitetet e MCMS-s, si edhe për mundësinë që një pjesë të tatimit të vet ta japin si donacion për një nga programet e MCMS-s. Bashkëpunëtorët përgjegjës do të bëjnë listë të programeve të MCMS-s të cilat janë të karakterit publik dhe i njëjti do të shpallet në këtë pjesë të ueb faqes së MCMS-s.

в) Ndihmë e drejtpërdrejtë: MCMS-ja do ti lajmëron të gjithë bashkëpunëtorët e vet për mundësinë që një pjesë të tatimit të vet personal ta japin si donacion për programet e MCMS-s. Për këtë qëllim bashkëpunëtori përgjegjës së bashku me bashkëpunëtorët e departamentit administrativo-financiar do të përgatisin listë të personave me të cilët MCMS-ja ka pasur marrëveshje për shërbime në tre vitet e fundit. Informata do të dërgohet në kohë, më saktësisht para afatit për dorëzimin e fletëparaqitjeve tatimore.

Periudha e implementimit është 20 dhjetor 2008 – 31 mars 2009.

Supozime që ndikojnë dhe kontribuojnë në arritjen e rezultateve të projektit janë: qytetarët janë të interesuar të japin donacion një pjesë të tatimit të vet personal për organizatat qytetare dhe institucionet kompetente (Ministria e drejtësisë dhe Ministria për punë dhe politikë sociale) në kohë i realizon procedurat.

Informata për projektin do tu jepen organizatave me të cilat MCMS-ja bashkëpunon, si edhe institucioneve kompetente, MD, MPPS, Ministrisë për financa dhe Drejtorisë për të ardhura publike. Sipas nevojës do të organizohen edhe takime me institucionet relevante.

MCMS-ja është përgjegjëse për implementimin e projektit. Bashkëpunëtorë përgjegjës është Daniela Stojanova, bashkëpunëtorë projektesh. Në projekt do të kyçen edhe Emina Nuredinoska, bashkëpunëtorë projektesh dhe Gonce Jakovlevska, bashkëpunëtorë për marrëdhënie me opinionin. Këshilli i drejtorëve do të jep sugjerime gjatë planifikimit dhe implementimit të aktiviteteve.

Rrezik i mundshëm është periudha e shkurtë kohore e implementimit të mos mundësoj informim më të gjerë të inicimeve tatimore, si edhe qytetarët mos tregojnë besim, dëshirë dhe gatishmëri që një pjesë të tatimit të vet personal ta japin për organizatat qytetare. Për tu zvogëluar rreziku pos promovimit të inicimeve tatimore do të promovohen edhe vlerat e organizatave qytetare dhe kontributi i tyre për shoqërinë.

Buxheti është 600.000 denarë.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat Jepni nga tatimi i të ardhurave tuaja personale