Aftësimi i grave të prekura nga konflikti |
E premte, 25 janar 2013 15:54 | |||
Çështja kyçe të cilën e trajton programi është pjesëmarrja e ulët e grave të bashkësive etnike në Maqedoni në tregun e punës. Papunësia godet njëlloj si meshkujt ashtu edhe femrat, por punësimi karakterizohet me një strukturë gjinore shumë të papërshtatshme. Kjo strukturë është e pandryshuar një periudhë të gjatë kohore, para se gjithash, për shkak të kushteve ekonomike-sociale jostabile në vend dhe mospërputhjes së profileve në dispozicion dhe atyre të nevojshme në tregun e punës. Normat e punësimit dhe aktivitetit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011 tek femrat janë dukshëm më të ulëta në krahasim me meshkujt, ndërsa dallimi është edhe më i madh tek gratë nga bashkësitë e pakicave etnike. Pjesëmarrja e ulët e grave shpjegohet me nivelin e ulët arsimor të grave para se gjithash në zonat rurale si dhe rolin e tyre tradicional në shoqëri dhe familje. Për përmirësimin e pjesëmarrjes në treg, të grave të bashkësive etnike në mjediset rurale nevojiten masa për aftësim të cilat janë në përputhje me nevojat e tyre individuale dhe rrethanat tjera. Qëllimi i përgjithshëm i programit është punësim i përmirësuar i grave të prekura nga konflikti. Qëllimi i programit është qasje e mbështetjes së grave të prekura nga konflikti në tregun e punës. Grupi qëllimor i programit janë gratë nga bashkësitë e pakicave etnike nga regjionet e prekura nga konflikti. Shfrytëzuese të drejtpërdrejta do të jenë rreth 100 gra, kryesisht nga bashkësia etnike shqiptare, por edhe nga ajo turke dhe rome, si dhe gratë maqedonase të cilat kanë qenë të prekura nga konflikti. Programi do të përqendrohet në rajonet e prekura nga konflikti, më saktësisht zonën qëllimore e përbëjnë shtatë komuna nga këto rajone: Likova, Çairi, Saraji, Tearca, Zhelina, Јegunovca dhe Mavrova dhe Rostusha. Rezultatet e parapara të programit janë:
Aktivitetet përmes të cilave do të zbatohet programi janë:
Periudha e implementimit është 7 nëntor 2012 – 6 shkurt 2014. Resurset e nevojshme financiare janë të siguruara nga Bashkimi Evropian dhe nga të ardhurat vetanake të QMBN dhe partnerit. Ekipi i programit përbëhet nga Daniela Stojanova, koordinatore e programit, dy bashkëpunëtorë për projekte, tre bashkëpunëtorë të rinj për projekte, sekretar administrativ dhe kontabilist. Programi përfshin dhe nënkupton pjesëmarrje aktive të personazheve te shumtë. Në disa prej aktiviteteve do të inkuadrohen edhe autoritetet komunale, bashkësitë lokale, subjektet afariste lokale etj., si dhe Ministria e punës dhe politikës sociale ( MPPS). Buxheti I programit është 15.328.703 denarë. Programi është I financuar nga Bashkimi Evropian në suaza të komponentës së 4-rt IPA – Programi operativ për zhvillim te resurseve humane 2007- 2013 dhe nga burimet vetanake të QMBN.
|