Udhëheqja me resurset njerëzore |
E hënë, 07 prill 2014 17:25 | |||
Gjashtëmbëdhjetë përfaqësues të organizatave qytetare të cila punojnë me grupet e margjinalizuara në rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës morën pjesë në trajnimin për “Udhëheqje me resurse njerëzore” që u mbajt nga 25 deri më 28 mars 2014 në hotelin “Makpetrol”, Mavrovë. Pse është e nevojshme udhëheqja me resurset njerëzore? Çfarë nënkupton dhe si të organizohet dhe zbatohet? Këto ishin disa nga pyetjet për të cilat pjesëmarrësit morrën përgjigje nëpërmjet interaksionit dhe ushtrimeve. Ata punuan mbi shpërndarjen e detyrave të punës, planifikimit të vendeve të punës, rekrutimit dhe intervistat me kandidatët për punë. Nëpërmjet luajtjes së roleve mbanin mbledhje dhe merrnin vendime. Një fokus të veçantë në trajnim kishte politika e kuadrit, përkatësisht korniza ligjore për marrëveshje pune, ku janë prezantuar normativat për vendosjen e marrëdhënieve të punës dhe vullnetarizmit, si edhe të drejtat dhe obligimet e palëve të dakorduara. Trajnimi është një prej aktiviteteve të Programit “Aftësimi i grave pakica të prekura nga konflikti” i financuar nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentit 4 të Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA). OZP-në e zbaton MCMS-ja me partnerët me qëllim që të mbështetet qasja e grave të prekura nga konflikti në tregun e punës.
|