Si janë procedurat donatore? |
E hënë, 07 prill 2014 19:21 | |||
Nga 12 deri më 14 mars të vitit 2014, në Hotel “Bistra” në Mavrovë, u mbajt trajnimi “Procedurat donatore” ku morën pjesë 18 përfaqësues të 12 organizatave qytetare të cilat punojnë me grupet e margjinalizuara në rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës. Pjesëmarrësit mësuan se cilat janë elementet e procedurave donatore dhe si krijohen ato; cilat janë procedura për kontroll dhe cilat janë për zbatim. Është përpunuar terminologji donatore për buxhetim dhe procedurat për informim. Në fund, përveç llojeve të donatorëve, është biseduar edhe për thirrjet aktuale. “Shumë presona nga ky trajnim kanë përvojë të mëparshme në realizimin e projekteve, kështu që grupi ishte në të njëjtin nivel”, tha Donka Petrovska, nga Drom. Ajo konsideron se trajnuesit kanë arritur ta përcjellin njohuritë e tyre, kurse puna në grupe ka ndihmuar shumë në njohjen praktike të teorisë. Edhe Rejhan Kalisi nga “Derja” është e kënaqur me pjesëmarrjen në trajnim. “Kemi pasur mjaft punë, por në të njëjtën kohë ishte edhe shumë argëtuese sepse një pjesë e punës në grupe u realizua nëpërmjet lojërave. Shpresoj se do të bashkëpunojmë me pjesëmarrësit e tjerë në të ardhmen”, shtoi ajo. Trajnimi u realizua në suazat e projektit “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti”, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentës së 4-t të Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA). OZP-në e implementon MCMS-ja me partnerët me qëllim që të mbështetet qasja e grave të prekura nga konflikti deri tek tregu i punës.
|