Furnizimi me ujë i komunës së Jegunovcit |
Një numër i caktuar i fshatrave në Republikën e Maqedonisë akoma kanë mungesë të sasive të mjaftueshme të ujit për pije. Shkaqet për këtë më së shpeshti janë ndotësia bakteriologjike e ujit, kapacitete të pamjaftueshme (veçanërisht në periudhën qershor-shtator) dhe modeli i mirë që nuk është vendosur për ekonomizim dhe mirëmbajtjen e sistemit për furnizim me ujë. Komuna e Jegunovcit është komunë rurale e vendosur në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë. Sot, komuna e Jegunovcit është e përbërë prej dy ish komunave: Jegunovcit dhe Vratnicës, ku jetojnë 10.790 banorë. Fshatrat e ish komunës së Jegunovcit, edhe pse në masë të madhe kanë sisteme të veta lokale për furnizim me ujë, megjithatë për shkak të mos mirëmbajtjes së tyre, cilësisë jo të mirë të ujit, si dhe për shkak të problemeve me funksionimin teknik, një pjesë prej tyre akoma ballafaqohet me probleme të furnizimit me ujë. Për këtë qëllim, në gjysmën e parë të vitit 1007 Asociacioni Norvegjez i Pushtetit Lokal dhe Rajonal të Norvegjisë (KS) me mbështetje lokale të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) përgatiti Plan të përgjithshëm sektorial për furnizim me ujë të 12 fshatrave, të kufizuar me ish komunën e Jegunovcit (IKJ) dhe fshatin Ozormishtë në komunën e Zhelinës. Në periudhën e mëtejshme, MCMS në kuadër të programit paraprak për Furnizim dhe sanim të bashkësive (VSZ) i vazhdoi negociatat dhe këshillimet e mëtejshme me NCA dhe MPJ të Norvegjisë rreth modelit për realizimin e mëtejshëm të këtij programi. Në bazë të kësaj, është vendosur që KS në partneritet me QMBN ta ndërmarrin përgjegjësinë e plotë për realizimin e programit për furnizimin e tërësishëm me ujë të komunës së Jegunovcit, ndërsa NCA të tërhiqet nga realizimi i mëtejshëm. Qëllimi i përgjithshëm i programit është të përmirësohet infrastruktura rurale me furnizim me ujë, e me vetë këtë të kontribuohet në përmirësimin e shëndetit të njerëzve dhe krijimin kushteve për aktivitete ekonomike në bashkësitë. Qëllimi i programit është të sigurohet qasja për sasitë të mjaftueshme me ujë të pijshëm në bashkësitë nga komuna e Jegunovcit. Fokusi i këtij programi është të përmirësohet furnizimi me ujë në 11 fshatra nga ish komuna e Jegunovcit, si dhe në fshatin Ozormishtë nga komuna e Zhelinës. Programi planifikon t’i arrijë këto rezultate:
Rezultatet do të arrihen mes këtyre aktiviteteve:
Grupi qëllimor i programit janë banorët e 11 fshatrave nga komuna e Jegunovcit (të gjitha fshatrat nga ish komuna e Jegunovcit) dhe fshati Ozormisht nga komuna e Zhelinës, të cilët për shkak të pozitës së saj gjeografike do të inkuadrohet në sistemin rajonal për furnizim me ujë të komunës së Jegunovcit. Shfrytëzues të drejtpërdrejt të programit janë 8.446 banorë në 1.962 familje nga 12 vende të banuara. Krahas popullatës, shfrytëzues të drejtpërdrejt të programit është edhe Ndërmarrja komunale publike – NKP Jegunovc. Rajoni qëllimor i programit është rural, gjegjësisht i njëjti do të realizohet në komunën e Jegunovcit me fokus në fshatrat nga ish komuna e Jegunovcit. MCMS në bashkëpunim të ngushtë me KS ka përgjegjësi për realizimin e programit dhe vendimmarrjen. Krahas KS dhe MCMS, në realizimin e programit në mënyrë aktive do të inkuadrohen edhe komuna e Jegunovcit dhe Ndërmarrja komunale publike – NKP Jegunovc, duke përfshirë edhe përfaqësuesit e bashkësive lokale (BL) në fshatrat ku do të realizohen sistemet e ujësjellësit. Periudha kohore e realizimit të programit është tetor 2007 – dhjetor 2008. Buxheti i planifikuar arrin shumën prej 625.000 EUR (38.250.000 denarë). Të gjitha mjetet janë mbështetje financiare e Asociacionit Norvegjez të Pushtetit Lokal dhe Rajonal (KS) www.ks.no të siguruara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (MPJN). Projekte në rrjedhë:
|