Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile - Marëdhëniet me median - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile - Marëdhëniet me median PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: Kristina Plavshak - Krajnc
Viti: 2007
PDF:
  praktika-qytetare-ballkanike-nr.4-marredheniet-me-median-udhezes-per-organizatat-e-shoqerise-civile-2007.pdf

Прирачник за граѓански организации - Односи со медиумиOrganizatat e shoqërisë civile – OJF-të, kanë pak a shumë përvoja të ndryshme me mediat dhe gazetarët, ndaj shpesh aktivitetet, projektet dhe përpjekjet tona të ndryshme nuk merren parasysh, keqkuptohen ose interpretohen gabim.

Ky libër synon që duke komunikuar dhe punuar me median, t’u japë përgjigje pyetjeve, dyshimeve dhe keqkuptimeve më të hasura rreth saj. Ai bazohet mbi materialin e përgatitur për seminaret mbi marrëdhënien e OJF-ve me median, organizuar në Tiranë (Shqipëri), 8-10 Shkurt 2007 dhe në Novi Sad (Serbi), 1-3 Mars 2007. Ndaj, në të përfshihen këndvështrime, përvoja dhe raste studimore ilustruese të vlefshme, të ofruara nga pjesëmarrësit në seminaret e organizuara në vendet e Ballkanit Perëndimor. Libri synon t’u shërbejë OJF-ve në rajon si një “ndihmë e parë” dhe pajisje bazë lidhur me punën e tyre me median, por nuk pretendon të ofrojë një recetë universal ose formulë magjike lidhur me faktin se si të arrijmë të dalim në faqet e para të gazetave ose të zëmë minutat e para të emisioneve të lajmeve të televizioneve më të shikuara. Kur punojnë për arritjen e marrëdhënieve cilësore dhe efikase me median,OJF-të duhet të bazohen në krijimtarinë, risinë, lakueshmërinë, entuziazmin e tyre si dhe në qëndrimin e hapur, të cilat ne në fakt i ofrojmë në projektet, nismat, punën dhe përpjekjet tona të përditshme.

Kapitulli hyrës flet rreth rëndësisë së medias për OJF-të dhe marrëdhënieve me të. Kapitulli i dytë paraqet karakterin dhe funksionimin e veçantë të medias – mënyrën e saj të arsyetimit, rregullat dhe rrugët e veprimit. Kapitulli i tretë jep sugjerime se si OJF-të të komunikojnë dhe të organizojnë punën me median. Ai paraqet disa mjete dhe teknika të marrëdhënieve me median – deklarata për shtyp, konferenca për shtyp, intervista dhe ngjarje mediatike.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve