Doracak për buxhetim participativ - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Doracak për buxhetim participativ PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: dr. Nikica Mojsoska-Blazhevski, mr. Misho Nikollov
Data: janar 2011
ISBN: 978-608-4617-05-1
PDF:   doracak-per-buxhetim-participativ-2011.pdf

Прирачник за партиципативно буџетирањеPublikimi “Doracak për buxhetim participativ” është vegël e cila duhet tu shërbejë organizatave qytetare, nëpunësve shtetëror, studentëve dhe në përgjithësi opinionit që të njoftohen me termet dhe faktet themelore për buxhetin në Republikën e Maqedonisë, për ekonominë e të hollave publike dhe për konceptin e buxhetimit participativ.

Qëllimi i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe i Universitetit Amerikan Kolegj Shkup si botues të këtij publikimi është të kontribuojnë që buxheti “kompleks” të sqarohet dhe të lexohet lehtë nga opinioni, dhe në të njëjtën kohë tu mundësojë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të jenë aktorë aktiv dhe të inkuadruar në debatet rreth buxhetit si në nivel nacional, ashtu edhe në nivel lokal.

Doracaku përbëhet prej tre pjesëve. Pjesa e parë përmban vështrim teorik rreth disa termeve kryesore si: buxheti, shpenzime dhe të ardhura publike dhe ndarja e tyre, saldoja buxhetore dhe borxhi publik. Pjesa e dytë paraqet prezantim i buxhetit të Republikës së Maqedonisë me pasqyra dhe shembuj, derisa pjesa e tretë jep vështrim ndaj konceptit të buxhetimit participativ si nga pikëpamja historike dhe praktike.

Doracakun e përgatiti dr. Nikica Mojsoska-Blazhevski me mbështetje të mr. Misho Nikollov, që të dy nga Universiteti Amerikan Kolegj Shkup.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Hulumtime