Organizata, institucione dhe projekte për zhvillim rural - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Organizata, institucione dhe projekte për zhvillim rural PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Redaktor përgjegjës: Gonce Jakovleska
Data: dhjetor 2010
ISBN: 978-608-4617-02-0
PDF:   organizata-institucione-dheprojekteper-zhvillim-rural-2010.pdf

Организации, институции и проекти за рурален развојKy është botimi i parë i Organizatave/institucioneve dhe projekteve për zhvillim rural, botues të cilit janë MCMS dhe MRR të RM. Qëllimi i Profileve është të ndërtohet, gjegjësisht të forcohet mbështetja e tyre për komunat dhe bashkësitë rurale dhe të përmirësohet informimi i opinionit të gjerë për aktorët dhe projektet për zhvillim rural.

Profilet përfshijnë 39 organizata/institucione dhe 56 projekte. Ky nuk është numri i përgjithshëm i aktorëve, të cilët merren me zhvillim rural, aq më pak numri përfundimtar i projekteve të cilat kanë kontribuar për zhvillimin rural. Megjithatë, mendojmë se këto numra janë fillim i mirë për konsolidimin e të gjithë aktorëve aktiv në këtë fushë.

Në grumbullimin e të dhënave u udhëhoqëm nga parimet e vullnetarizmit. Besojmë se një pjese nga organizatat/institucionet të cilëve iu drejtuam në fillim ishin pa besim edhe ndaj një plotësimi të pyetësorëve. Por, gjithashtu besojmë se efektet nga baza e këtillë e të dhënave shpejt dot të jenë të dukshme dhe do ti bindin edhe ata të cilët për shkaqe të ndryshme nuk janë pjesë të këtij botimi. Kjo do të na mundësojë që vazhdimisht ta azhurnojmë, përmirësojmë dhe ta rrisim bazën. Kështu, do të lehtësohet komunikimi, ndërsa organizatat dhe institucionet aktiv në fushën e zhvillimit rural do të kenë vegël të dobishme për përmirësimin e bashkëpunimit dhe paraqitjes së tyre të përbashkët atje ku do të jetë e nevojshme.

U falënderojmë të gjithë pjesëmarrësve në përgatitjen e këtij botimi, të cilët me kontributin e vet e mundësuan publikimin e tij.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë