Strategjia për bashkëpunim të Qeverisë me organizatat qytetare 2005-2007 - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Strategjia për bashkëpunim të Qeverisë me organizatat qytetare 2005-2007 PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

sgo-programaNë momentin e fillimit të realizimit të programit bashkëpunimi mes organizatave qytetare dhe Qeverisë nuk ishte bazuar  në strategjinë afatgjate. Ekzistonte bashkëpunim në bazë individuale me disa ministri. Si shembuj ishin: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Agjencia për të Rinj dhe Sport.

Në periudhën pas vitit 2001, Qeveria ishte më e qartë në përpjekjet e saja të vendos komunikim më të mirë dhe partneritet me sektorin civil. Në gjysmën e dytë të 2005 me mbështetje të Agjencisë Evropiane për Rikonstruim  përmes projektit “Mbështetje teknike Departamentit për shoqëri civile në Qeveri”, Qeveria e nisi realizimin e aktiviteteve të parapara. MCMS si pjesë e konzorciumit të udhëhequr nga COWI ishte i inkuadruar drejtpërsëdrejti në realizimin e aktiviteteve të cilat ishin pjesë të programit SGO.

Qëllim i përgjithshëm i programit ishte ti jepet mbështetje Qeverisë në zhvillimin dhe realizimin e politikës dhe strategjisë afatgjate koherente, e cila do të ndihmojë në bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Qëllimi i programit ishte ti jepet mbështetje Qeverisë, Sekretariatit të përgjithshëm dhe Departamentit të porsaformuar për bashkëpunim me organizatat joqeveritare në zhvillimin dhe realizimin e strategjisë për bashkëpunim me sektorin civil.

Rezultatet të cilat u arritën me këtë program ishin:

  1. Strategjia e përgatitur dhe e miratuar për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil;
  2.    Plan i zhvilluar dhe i realizuar dhe forcimi i kapaciteteve të nëpunësve relevant shtetëror;
  3.     Masa të zhvilluara dhe të realizuara për njohje në opinion të Departamentit;
  4.     Kritere të zhvilluara transparente dhe procedura për mbështetje financiare të organizatave qytetare nga ana e shtetit.

Në kuadër të programit u:

  • Mbajtën 6 mbledhje të Komitetit drejtues dje 7 mbledhje të grupit punues;
  • Organizuan 10 diskutime publike me organizatat qytetare në shtet, ku kontributin e tyre e dhanë  572 përfaqësues të organizatave qytetare pjesëmarrës në mbledhjet konsultative;
  •    Trajnuan 80 nëpunës shtetëror në 5 trajnime (80 nëpunës shtetëror të trajnuar);
  •    Realizuan 3 vizita studimi (Hungari, Danimarkë dhe Britani e Madhe) dhe 2 trajnime përmes punës (Slloveni dhe Kroaci).држани 6 состаноци на Управниот комитет и 7 состаноци на Работната група

Grupi qëllimor i projektit ishin: organizatat qytetare, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Sekretariati gjeneral dhe institucione tjera qeveritare. Shfrytëzues të drejtpërdrejtë ishin: personeli i Departamentit për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, nëpunësit relevant në ministritë dhe institucionet tjera shtetërore.

Buxheti i përgjithshëm i programit është 16.893.366 denarë.

Projekte:

Strategjia e përgatitur dhe e miratuar për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil;
2.    Plan i zhvilluar dhe i realizuar dhe forcimi i kapaciteteve të nëpunësve relevant shtetëror;
3.    Masa të zhvilluara dhe të realizuara për njohje në opinion të Departamentit;
4.    Kritere të zhvilluara transparente dhe procedura për mbështetje financiare të organizatave qytetare nga ana e shtetit.
 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë