Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile - Marëdhëniet me median |
![]() |
![]() |
![]() |
Autor: Kristina Plavshak - Krajnc
Ky libër synon që duke komunikuar dhe punuar me median, t’u japë përgjigje pyetjeve, dyshimeve dhe keqkuptimeve më të hasura rreth saj. Ai bazohet mbi materialin e përgatitur për seminaret mbi marrëdhënien e OJF-ve me median, organizuar në Tiranë (Shqipëri), 8-10 Shkurt 2007 dhe në Novi Sad (Serbi), 1-3 Mars 2007. Ndaj, në të përfshihen këndvështrime, përvoja dhe raste studimore ilustruese të vlefshme, të ofruara nga pjesëmarrësit në seminaret e organizuara në vendet e Ballkanit Perëndimor. Libri synon t’u shërbejë OJF-ve në rajon si një “ndihmë e parë” dhe pajisje bazë lidhur me punën e tyre me median, por nuk pretendon të ofrojë një recetë universal ose formulë magjike lidhur me faktin se si të arrijmë të dalim në faqet e para të gazetave ose të zëmë minutat e para të emisioneve të lajmeve të televizioneve më të shikuara. Kur punojnë për arritjen e marrëdhënieve cilësore dhe efikase me median,OJF-të duhet të bazohen në krijimtarinë, risinë, lakueshmërinë, entuziazmin e tyre si dhe në qëndrimin e hapur, të cilat ne në fakt i ofrojmë në projektet, nismat, punën dhe përpjekjet tona të përditshme. Kapitulli hyrës flet rreth rëndësisë së medias për OJF-të dhe marrëdhënieve me të. Kapitulli i dytë paraqet karakterin dhe funksionimin e veçantë të medias – mënyrën e saj të arsyetimit, rregullat dhe rrugët e veprimit. Kapitulli i tretë jep sugjerime se si OJF-të të komunikojnë dhe të organizojnë punën me median. Ai paraqet disa mjete dhe teknika të marrëdhënieve me median – deklarata për shtyp, konferenca për shtyp, intervista dhe ngjarje mediatike. |