Aftësimi i grave të prekura nga konflikti |
![]() |
![]() |
![]() |
Qëllimi i përgjithshëm i programit është punësim i përmirësuar i grave të prekura nga konflikti. Qëllimi i programit është qasje e mbështetjes së grave të prekura nga konflikti në tregun e punës. Grupi qëllimor i programit janë gratë nga bashkësitë e pakicave etnike nga regjionet e prekura nga konflikti. Shfrytëzuese të drejtpërdrejta do të jenë rreth 100 gra, kryesisht nga bashkësia etnike shqiptare, por edhe nga ajo turke dhe rome, si dhe gratë maqedonase të cilat kanë qenë të prekura nga konflikti. Programi do të përqendrohet në rajonet e prekura nga konflikti, më saktësisht zonën qëllimore e përbëjnë shtatë komuna nga këto rajone: Likova, Çairi, Saraji, Tearca, Zhelina, Јegunovca dhe Mavrova dhe Rostusha. Rezultatet e parapara të programit janë:
Aktivitetet përmes të cilave do të zbatohet programi janë:
Periudha e implementimit është 7 nëntor 2012 – 6 shkurt 2014. Resurset e nevojshme financiare janë të siguruara nga Bashkimi Evropian dhe nga të ardhurat vetanake të QMBN dhe partnerit. Ekipi i programit përbëhet nga Daniela Stojanova, koordinatore e programit, dy bashkëpunëtorë për projekte, tre bashkëpunëtorë të rinj për projekte, sekretar administrativ dhe kontabilist. Programi përfshin dhe nënkupton pjesëmarrje aktive të personazheve te shumtë. Në disa prej aktiviteteve do të inkuadrohen edhe autoritetet komunale, bashkësitë lokale, subjektet afariste lokale etj., si dhe Ministria e punës dhe politikës sociale ( MPPS). Buxheti I programit është 15.328.703 denarë. Programi është I financuar nga Bashkimi Evropian në suaza të komponentës së 4-rt IPA – Programi operativ për zhvillim te resurseve humane 2007- 2013 dhe nga burimet vetanake të QMBN. |