Maqedonia pa diskriminim - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Maqedonia pa diskriminim PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Maqedonia pa diskriminimNocioni “mundësi të barabarta” është në kundërshtim me të gjitha format e diskriminimit dhe i bashkon përpjekjet për luftë kundër pabarazisë dhe mbrojtjen e njerëzve nga të gjitha format e diskriminimit (duke përfshirë, jo vetëm në bazë të: gjinisë, përkatësisë etnike dhe racore, religjionit dhe besimit, handikapit, moshës).

Viti 2007 është caktuar si Viti Evropian i Mundësive të Barabarta për të Gjithë, pasi që Komisioni Evropian e vërtetoi vendimin e Parlamentit dhe Këshillit, në maj të vitit 2006. Komisioni sqaroi se “qëllimi i përgjithshëm i Vitit Evropian është të ngrihet vetëdija për vlerat e shoqërisë së drejtë dhe kohezive, ku të gjithë kanë të drejta të barabarta”.

Në një shtet si Maqedonia, ku mbrojtja juridike e shumë grupeve ende nuk është siguruar, shembulli i Vitit Evropian për Mundësi të Barabarta në vete mban mesazh të rëndësishëm i cili duhet të përcillet nëpër gjithë vendin. Maqedonia nuk ka legjislativë të zhvilluar sa duhet jodiskriminuese, por edhe sjellja e njerëzve në masë të madhe është diskriminuese. Për këtë shkak, në kontekstin specifik të nivelit të ulët të tolerancës, besimit dhe frymës publike, ky program duhet të prek çështjet e diskriminimit, mundësive të barabarta dhe krijimin e mekanizmave nacional për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), me iniciativë të Polio plus – grupi për mbështetje të njerëzve me handikap, e në bashkëpunim me shumë organizata qytetare, aktive në fushën e të drejtave të njeriut, i bashkuan forcat që vëmendja e opinionit të orientohet drejt problemit të diskriminimit në vend dhe t’i fillojnë ndryshimet e domosdoshme në periudhën e ardhshme afatmesme. Ata detektuan probleme nga konteksti socio-kulturor, korniza juridike dhe institucionet dhe në mënyrë adekuate e dizajnuan qasjen e bazuar në përvojën e tyre paraprake.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë drejt shoqërisë së drejtë, pa diskriminim, ku të gjithë njerëzit e gëzojnë të drejtën e mundësive të barabarta, si dhe përfitimet nga llojllojshmëria.
Qëllimi i programit është zhvillimi i mëtejshëm i rrethinës mbështetëse për mundësi të barabarta të gjithë njerëzve, gjegjësisht jodiskriminimi në Maqedoni.

Fokusi i këtij programi është të përmirësohet situata te grupe të caktuara qëllimore, të diskriminuara në bazë të një ose më shumë shkaqeve. Në rastin e Maqedonisë, grup plotësues qëllimor janë edhe njerëzit që jetojnë në varfëri.

Programi planifikon t’i arrijë këto rezultate:

  • legjislacioni i miratuar jodiskriminues, në bazë të strategjisë nacionale, analizë krahasuese e ligjeve nacionale, standardeve dhe praktikave ndërkombëtare;
  • institucione të zhvilluara për çështjen e barazisë, me kapacitete të përmirësuara të institucioneve (ekzistuese dhe të reja) dhe bashkëpunimi i tyre i ndërsjellë;
  • përcjellja e avancuar e rasteve të diskriminimit dhe aplikimi i masave për jodiskriminim;
  • vetëdija e ngritur publike për tolerancë, pranimi i llojllojshmërisë dhe koncepti i mundësive të barabarta.

Në përputhshmëri me këtë, aktivitetet do të organizohen në grupet e njëjta, si: Strategjia nacionale dhe korniza juridike, Zhvillimi institucional, Përcjellja e gjendjes, Ngritja e vetëdijes publike.

Partnerët do të bashkëpunojnë me Qeverinë dhe palët tjera të prekura me qëllim që t’i arrijnë rezultatet e planifikuara. Për zbatimin e aktiviteteve do të themelohet Këshilli programor.

Periudha e zbatimit të programit do të jetë nëntor 2007 – dhjetor 2010.

Buxheti i planifikuar është rreth 400.000 euro. Do të sigurohen nga fondet burimore të MCMS, donatorë të tjerë ndërkombëtar, donacione nga biznes sektori dhe nëpërmjet aktiviteteve për gjenerimin e fondeve.

Projekte në rrjedhë:

Projekte të përfunduara:

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë