Praktikat më të mira të mekanizmave të pavarura për barazi në BE dhe rajon |
E premte, 10 janar 2014 17:16 | |||
Autorë: Osman Kadriu, Fisnik Shabani Mbrojtja e barazisë në Republikën e Maqedonisë është materie kushtetuese (materia constitutionis). Duke u bazuar në këtë, legjislacioni pozitiv i vendit i parasheh dhe garanton organe të posaçme për mbrojtje nga diskriminimi, të tilla si gjykatat, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, komisionet parlamentare si dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD). Ky studim shqyrton disa prej mekanizmave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë midis njerëzve dhe luftën kundër diskriminimit. Këtu është bërë një analizë krahasuese dhe janë paraqitur disa nga praktikat evropiane të institucioneve dhe organeve përgjegjëse për sigurimin e barazisë në vendet përkatëse. Ndër të tjera, një nga qëllimet e këtij studimi është edhe përfitimi i përvojave të mira të jashtme që do të mund shkëmbehen me institucionet relevante në vend, e sidomos me Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Studimi, në një farë mase, do të përmbajë rekomandime dhe sugjerime konkrete për përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve të tyre.
|