KMD në funksion të mbrojtjes nga diskriminimi – doracak për qytetarë - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

KMD në funksion të mbrojtjes nga diskriminimi – doracak për qytetarë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 10 shkurt 2014 16:46

Autorë: Agim Nuhiu; Irena Mitevska; LençeKocevska; Rizvan Sulejmani
Datë: shkurt, 2014 година
PDF:  vodic-za-graganite-al.pdf

kzd-koricaDoracaku "KMD në funksion të mbrojtjes nga diskriminimi", paraqet një rishikim sistematik dhe me përvojë të procedurës nga paraqitja e parashtresës nga ana e personit i cili pretendon se është i diskriminuar dhe deri në marrjen e qëndrimit përfundimtar në formën e një Mendimi nga ana e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Si dokumente bazë për përgatitjen e këtij Doracaku janë marrë Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, që është miratuar nga Parlamenti më 8 prill, 2010 ( botuar në "Gazetën Zyrtare ", nr. 50/2010 nga 13.04.2010), Rregullorja e KMD, si dhe Plani strategjik dhe Strategjia për komunikim e KZD të miratuara më parë. Vëmendje e veçantë i është kushtuar njohurive të fituara nga puna e mëparshme e Komisionit dhe praktikat e vendosura të punës së Komisionit.

Përvoja e deritanishme e punës së Komisionit tregoi se është i nevojshëm një dokument i cili procedurën para Komisionit do ta bëjë më të qartë dhe në këtë punën e komisionerëve më efektive. Duke pasur parasysh se qytetarët të cilët ankohen për shkelje të të drejtave në bazë të diskriminimit jo gjithmonë janë të edukuar profesionalisht sa duhet për këtë çështje, Doracaku ndjek një terminologji më të  thjeshtë për të sqaruar procedurën para Komisionit. Kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë i përdorueshëm  edhe për palët tjera të interesuara, të tilla si organizatat joqeveritare (OJQ), si dhe individëve dhe institucioneve të tjera të cilët më rrënjësisht e trajtojnë këtë çështje.

Para se të fillojmë me një shpjegim më të hollësishëm të veprimeve dhe aktiviteteve për çdo kapitull veç e veç, janë dhënë edhe shpjegime të shkurtra të termave që përdoren zakonisht në Doracak.

Çdo kapitull ka disa nënkapituj, ku më saktësisht përpunohen problematikat të cilat i trajton ai kapitull. Ky Doracak nuk i përpunon bazat e diskriminimit për shkak se ata janë përpunuara në Doracak të veçantë të Komisionit. Në Doracak janë theksuar në mënyrë specifike ose janë potencuar disa situata të cilat janë vërejtur si përvojë ose përshkrim i situatës aktuale në fusha të caktuara ose praktikat e vendosura. Konkluzionet në kapituj janë dhënë në bazë të përvojës dhe njohurive të praktikave të mira në organe të tjera të ngjashme me Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ky Doracak duhet të shërbejë si një ndihmë për të gjithë ata që konsiderojnë të jenë viktima të diskriminimit, në cilën do bazë apo fushë, pa pretendime për të qenë puna e fundit në përpunimin e kësaj çështje. Tre vjet e nga puna e këtij Komisioni është periudhë shumë e shkurtër për të nxjerrë përfundime dhe rekomandime të qëndrueshme, por është e mjaftueshme për të përgatitur një udhëzues i cili në këtë situatë dhe rrethana do të jetë i dobishëm për ata që drejtohen te ne qoftë si person që mund të jetë i diskriminuar apo mundet që të diskriminon, për të marrë më shumë informacione për punën e komisionit.

Udhëzuesi është zhvilluar në kuadër të projektit "Nga norma deri në praktikë për barazi" i cili është implementuar nga ana e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar – QMBN, në bashkëpunim me Polio Plus - Lëvizje kundër handikapit , Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Projekti është mbështetur financiarisht nga ana e programës Progres (2007-2013) e Bashkimit Evropian, të cilëve iu falënderohemi sinqerisht.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat KMD në funksion të mbrojtjes nga diskriminimi – doracak për qytetarë