U miratuan qëllimet strategjike të reja të GPM - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

U miratuan qëllimet strategjike të reja të GPM PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E martë, 09 qershor 2009 13:06

Këshilli i Platformës Qytetare të Maqedonisë (GPM) më 29.05.2009 në zyrat e MCMS e mbajtën mbledhjen e tyre të shtatë. Në këtë mbledhje u shqyrtua dhe u miratua raporti nga zbatimi i programit paraprak të Platformës, u nxorën leksionet e mësuara të cilat duhet të merren parasysh gjatë planifikimit të programit të ardhshëm.

U miratuan qëllimet strategjike të reja të GPM

Anëtarët e Këshillit diskutuan për qëllimet strategjike të GPM. Anëtarët i shtruan pikëpamjet e tyre për rolin e GPM në shoqëri. Në këtë mbledhje u miratuan katër qëllime strategjike të cilat më tej janë përpunuar në drejtime strategjike. Qëllimet u përgatitën paraprakisht gjatë procesit që filloi në mars në punëtorinë strategjike të mbajtur në Ohër. Grup i veçantë punues i formuloi  qëllimet dhe i propozoi deri te Komiteti i GPM.

Me plotësimet e propozuara në mbledhjen e Këshillit u miratuan këto qëllime strategjike:

  • Rritja e ndikimit të sektorit civil mbi politikat
  • Rritja e ndikimit mbi politikat e shtetit të cilat kanë të bëjnë me shoqërinë civile
  • Krijimi i kushteve të volitshme për qasje të lehtësuar deri te resurset vendore dhe fondet ndërkombëtare dhe të vendit
  • Përmirësimi i efikasitetit dhe funksionimit të GPM dhe anëtarëve të saja

Këshilli e angazhoi Komitetin që të fillojë me procesin e përgatitjes së programit të ri të GPM që do të bazohet në qëllimet e reja strategjike.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme U miratuan qëllimet strategjike të reja të GPM