Doracak për udhëheqje të mirë në organizatat qytetare - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Doracak për udhëheqje të mirë në organizatat qytetare PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E martë, 11 mars 2008 15:18

Autorë: Emina Nuredinoska dhe Kelmend Zajazi
Viti: 2008
PDF:
priracnik-za-dobro-upravuvanje-vo-graganskite-organizacii-2008.pdf

Прирачник за добро управување во граѓанските организацииDoracaku për udhëheqje të mirë paraqet kompilim të çështjeve teorike dhe praktike dhe propozim zgjidhjet lidhur me  parimet themelore të udhëheqjes së mirë në organizatat qytetare. Është përgatitur për nevojat e projektit të OSBE “Programi për ndërtimin e kapaciteteve 2008” dhe u dedikohet organizatave partnere të OSBE dhe organizatave tjera qytetare. Doracaku bazohet në botimin e parë “Udhëheqja e mirë në organizatat qytetare” të botuar gjithashtu nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) në vitin 2007. Ky botim përmban plotësime dhe sqarime të termeve, por gjithashtu përmban edhe një sërë shtojcash të cilat duhet ta lehtësojnë punën e organizatave qytetare gjatë përpjekjeve të tyre për vendosjen e standardeve më të larta në vendosjen e brendshme dhe praktikumin e tyre gjatë punës së përditshme.

Koncepti i udhëheqjes nuk është risi. Ajo ekziston që kur ekziston edhe civilizimi njerëzor dhe do të thotë proces i vendimmarrjeve dhe proces ku vendimet zbatohen (ose jo). Udhëheqja e mirë është koncept më i ri dhe është vendosur me qëllim që t’i jap konotacion pozitiv udhëheqjes.

Edhe pse shumica e hulumtimeve dhe literatura kanë të bëjnë me udhëheqjen e mirë në shtet dhe në sektorin privat, gjithashtu gjen aplikim edhe në sektorin civil. Qëllimi i MCMS dhe OSBE me këtë doracak është të kontribuojë drejt zhvillimit të sektorit civil, qëndrueshmërisë së tij dhe imazhit pozitiv në opinion nëpërmes prezantimit të çështjeve teorike dhe këshillave praktike dhe veglave për aplikimin e parimeve të udhëheqjes së mirë.

Edhe pse Ligji për shoqatat dhe fondacionet e qytetarëve i ofron bazat për strukturën organizative dhe udhëheqjen, megjithatë për qëndrueshmërinë e sektorit në kontekstin i cili nuk është i volitshëm, pa dyshim imponohet nevoja që vetë organizatat qytetare të shkojnë një hap para dhe të vendosin standarde më të larta etike, të cilat do të thonë strukturë të zhvilluar demokratike, transparencë, përgjegjësi, dhënien e llogarisë, pjesëmarrja.

Pikërisht ky doracak ka për qëllim që t’ua bëj të arritshme në një vend standardet më shpesh të aplikuara për udhëheqje të mirë, para së gjithash liderëve të organizatave qytetare.

Doracaku i adreson çështjet më të rëndësishme të udhëheqjes së mirë, si: termi i udhëheqjes, udhëheqja e mirë, elemente të përbashkëta të udhëheqjes së mirë, konteksti ku veprojnë organet e organizatave qytetare, cikli zhvillimor i organizatës dhe të organeve jo ekzekutive, roli i organit jo ekzekutiv dhe roli i tij lidhur me financat e organizatës, roli i anëtarëve të organit jo ekzekutiv, pengimi i konfliktit të interesave, rekrutimi i anëtarëve të ri dhe marrëdhëniet mes organeve jo ekzekutive dhe ekzekutive.

QMBN u falënderohet të gjitha organizatave dhe individëve që morën pjesë aktive në sigurimin e rekomandimeve dhe lidhur me përmbajtjen e këtij publikimi.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Doracak për udhëheqje të mirë në organizatat qytetare