Fjalor i shprehjeve lidhur me diskriminimin - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Fjalor i shprehjeve lidhur me diskriminimin PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E martë, 11 mars 2008 15:08

Autorë: prof. dr. Mirjana Najçevska dhe mr. Bekim Kadriu
Viti: 2008
PDF:   fjalor-i-shprehjeve-lidhur-me-diskriminimin-2008.pdf

Поимник на изрази поврзани со дискриминацијатаQëllimi i këtij fjalori të termeve lidhur me diskriminimin është përdorimi më i lehtë i Ligjit kundër diskriminimit dhe unifikim të termeve të cilat përdoren në komunikimin e përditshëm lidhur me diskriminimin.

Fjalori u dedikohet të gjithë atyre që e përdorin Ligjin kundër diskrim¬inimit në praktikë (persona individual, organe gjyqësore, avokatë, zyra e Avokatit të popullit, nëpunës shtetëror, shoqata të qytetarëve), si dhe për të gjithë ata që dëshirojnë të merren me këtë problematikë.

Termet dhe sqarimet para së gjithash bazohen në dokumentet themelore ndërkombëtare të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte merren me diskriminimin dhe ndalesën e diskriminimit (Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Qytetare dhe Politike, Konventa e Organizatës Ndërkombëtare të Punës nr. 111, Konventa e OKB për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Neni 13 nga Direktiva Racore dhe Direktiva për Punësim dhe Profesione si Minimum Standarde të UE) si dhe definicionet e pranuara nga ana e organizatave ndërkombëtare dhe rajonale (OKB, Këshilli i Evropës, OSBE, UE) dhe organizata joqeveritare dhe akademike, të cilat merren me problematikën adekuate.

Nevoja nga unifikimi terminologjik mes tjerave rrjedh edhe nga fakti i ndikimit dominues, të cilin e ka tradita nacionale në luftën kundër diskriminimit, që nënkupton edhe individualizimin e termeve që përdoren (e në pajtim me kuptimet më gjerë të pranuara në planin ndërkombëtar).

Identifikimi i drejt i diskriminimit ka rëndësi të madhe për aplikimin e mekanizmave më adekuate për mbrojtje, mes tjerash edhe në funksion të alarmimit të bashkësisë më të gjerë dhe përgatitjen e strategjive dhe politikave parandaluese. Në pajtim me këtë, mendojmë se ngritja e vetëdijes së qytetarëve për të drejtat e tyre përkundër praktikave të mundshme diskriminuese, si dhe për mekanizmat për mbrojtje me të cilat disponojnë, është e lidhur ngushtë me përcaktimin e saktë të disa kategorive, situatave dhe institucioneve.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Fjalor i shprehjeve lidhur me diskriminimin