Si të krijohet një zyrë funksionale? |
E martë, 22 prill 2014 15:02 | |||
Nga 15 prilli deri më 17 prill në Mavrovë u organizua trajnim për punë në zyrë dhe për arkivim. Në trajnim morën pjesë shtatëmbëdhjetë përfaqësues të organizatave qytetare të cilat punojnë me grupe të margjinalizuara në rajonin e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës. Pjesëmarrësit u njohën me rregullat dhe suazat ligjore të punës në zyrë dhe për arkivim. Një fokus i veçantë ishte vendosur mbi rregullat e mbajtjes së kontratave, letrave, dokumenteve dhe dokumentacionit të projekteve, artikujt, fotografitë dhe publikimet, si dhe mbi rregullat e sortimit të dokumenteve. “Trajnimi është shumë i dobishëm”, tha Jasmina Maneva nga “Junior achievment”. Sipas saj, organizatat civile kanë mangësi në ruajtjen e duhur të dokumentacionit. “ Njohuritë për arkivim dhe punë në zyrë janë shumë të rëndësishme për një zyrë funksionale, prandaj trajnimet e tilla janë shumë të rëndësishme”, shtoi ajo. Pjesëmarrësit u njohën edhe me sistemet për menaxhim me cilësinë ISO 9001 dhe ISO 14000. Aftësitë për punë të rregullt në zyrë dhe për arkivim u zhvilluan edhe nëpërmjet ushtrimeve. Pjesëmarrësit në grupe kanë ushtruar shkrim të letrave afariste, përgatitjen e kontratave, përpilimin e faturave, evidentimin në rregullore të punës, regjistrim të faturave në librin hyrës dhe dalës të faturave, mbajtjen e bllok-diagramit për kërkim korrekt dhe vizatim të zyrës funksionale. Trajnimin e zbatoi organizata qytetare ORT. Trajnimi u realizua në suazat e projektit “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti”, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentës së 4-t të Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA). OZP-në e zbaton MCMS-ja me partnerët me qëllim që të mbështetet qasja e grave të prekura nga konflikti deri tek tregu i punës.
|