Interesim i madh për kurset dhe trajnimet gjatë punës |
E premte, 10 maj 2013 09:56 | |||
Gjatë muajit prill të vitit 2013, QMBN në bashkëpunim me organizatat partnere Iniciativa për perspektivë evropiane, Florens Najtingejl dhe Rekanski Biser identufikuan më shumë se 300 gra, pjesëmarrëse potenciale në program. U realizuan intervista me 280 prej tyre, ndërsa 250 kanë shprehur interesim për pjesëmarrje aktive nëpër kurse dhe trajnime të cilat do të organizohen me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe shkathtësive për punësim. Paralelisht me intervistat, janë identifikuar 150 ndërmarrje lokale. Partnerët e programit në bashkëpunim me Agjensionin për hulumtim të tregut dhe mendimit publik M-Prospekt anketuan rreth 40 ndërmarrje të cilat treguan interes dhe gatitshmëri për bashkëpunim në fazën vijuese për kurse dhe trajnime gjatë punës. Në periudhën në vijim do të realizohet një analizë për të dhënat e mbledhura nga anketimi, do të selektohen dhe ndahen nëpër grupe gratë të cilat do t’i ndjekin kurset dhe trajnimet. Në komunën e Jegunovcës, Tearcës, Çairit dhe Sarajit u mbajtën edhe takimet e dyta informative. Morrën pjesë gratë e identifikuara dhe ato të interesuara për pjesëmarrje në projekt të cilat u informuan drejtpërdrejt dhe detajisht për përmbajtjen e projektit, aktivitetet e parapara si dhe rezultatet e pritura. Vëmendje e veçantë iu kushtua kurseve të planifikuara, trajnimeve gjatë punës si dhe diskutimeve rreth preferencave të tyre.
|