Takime informative me banorët e Jegunovcës, Çairit dhe Likovës - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Takime informative me banorët e Jegunovcës, Çairit dhe Likovës PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 18 shkurt 2013 16:21

Vazhduan takimet informative me përfaqësuesit e vendeve të banuara në komunat ku zbatohet Programi “Aftësimi i grave të prekura nga konflikti” (OZP). Këtë javë janë mbajtur takime në komunat Çair, Jegunovcë dhe Likovë. Në këto takime është biseduar për përzgjedhjen e pjesëmarrëseve në program dhe mënyrën e zbatimit të aktiviteteve.

IMG 2883

Përfaqësuesit e bashkësive lokale, shkollave, subjekteve lokale afariste dhe organizatave qytetare, këshillave, administratës lokale, si dhe të të gjithë grupit qëllimor janë interesuar për numrin e grave të cilat mund të përfshihen në këtë program, për kriteret e përzgjedhjes, bashkëpunimin me organizatat qytetare lokale, si dhe për llojet e tjera të kurseve.

Më parë janë mbajtur takime informative me banorët dhe përfaqësuesit e komunave Tearcë dhe Zhelinë, kurse do të vijojnë takime në Saraj dhe Mavrovë dhe Rostushë.

OZP-ja financohet nga Bashkimi Evropian në suazat e Komponentes së 4-t të Instrumentit për Ndihmë Paraaderuese (IPA), kurse zbatohet në partneritet me Florens Najtingel, Iniciativën për Perspektivë Evropiane dhe Rekanski biser. Qëllimi i programit është mbështetja e qasjes së grave të prekura nga konflikti deri në tregun e punës.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Takime informative me banorët e Jegunovcës, Çairit dhe Likovës