Aftësimi i grave të prekura nga konflikti - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Aftësimi i grave të prekura nga konflikti PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E premte, 25 janar 2013 15:54

2002 Obuka za IR OJ za SOZM005Çështja kyçe të cilën e trajton programi është pjesëmarrja e ulët e grave të bashkësive etnike në Maqedoni në tregun e punës. Papunësia godet njëlloj si meshkujt ashtu edhe femrat, por punësimi karakterizohet me një strukturë gjinore shumë të papërshtatshme. Kjo strukturë është e pandryshuar një periudhë të gjatë kohore, para se gjithash, për shkak të kushteve ekonomike-sociale jostabile në vend dhe mospërputhjes së profileve në dispozicion dhe atyre të nevojshme në tregun e punës. Normat e punësimit dhe aktivitetit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2011 tek femrat janë dukshëm më të ulëta në krahasim me meshkujt, ndërsa dallimi është edhe më i madh tek gratë nga bashkësitë e pakicave etnike. Pjesëmarrja e ulët e grave shpjegohet me nivelin e ulët arsimor të grave para se gjithash në zonat rurale si dhe rolin e tyre tradicional në shoqëri dhe familje. Për përmirësimin e pjesëmarrjes në treg, të grave të bashkësive etnike në mjediset rurale nevojiten masa për aftësim të cilat janë në përputhje me nevojat e tyre individuale dhe rrethanat tjera.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është punësim i përmirësuar i grave të prekura nga konflikti.

Qëllimi i programit është qasje e mbështetjes së grave të prekura nga konflikti në tregun e punës.

Grupi qëllimor i programit janë gratë nga bashkësitë e pakicave etnike nga regjionet e prekura nga konflikti. Shfrytëzuese të drejtpërdrejta do të jenë rreth 100 gra, kryesisht nga bashkësia etnike shqiptare, por edhe nga ajo turke dhe rome, si dhe gratë maqedonase të cilat kanë qenë të prekura nga konflikti. 

Programi do të përqendrohet në rajonet e prekura nga konflikti, më saktësisht zonën qëllimore e përbëjnë shtatë komuna nga këto rajone: Likova, Çairi, Saraji, Tearca, Zhelina, Јegunovca dhe Mavrova dhe Rostusha.

Rezultatet e parapara të programit janë:

  1. 500 gra të identifikuara, të cilat dëshirojnë të marrin pjesë në tregun e punës;
  2. 100 gra të trajnuara dhe/ose të këshilluara;
  3. 100 gra të angazhuara (punësuara) në ndërmarrjet lokale;
  4. organizata qytetare lokale të fuqizuara dhe koordinim me vepruesit tjerë të cilët punojnë në aftësimin e grave.

Aktivitetet përmes të cilave do të zbatohet programi janë:

  1. Identifikim i grave të prekura nga konflikti (analizë, takime informative, anketë, plane për zhvillim personal);
  2. Trajnime dhe kurse për zhvillim të aftësive themelore (gjuhë angleze, kompjuterë, aftësi për punësim, zanate dhe ngjashëm);
  3. Trajnim gjatë punës; dhe
  4. Fuqizimi i partnerëve.

Periudha e implementimit është 7 nëntor 2012 – 6 shkurt 2014.
Programin e realizon Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në bashkëpunim me tre organizata partnere: Iniciativa për perspektivë evropiane, Florens Najtingejl dhe Rekanski biser.

Resurset e nevojshme financiare janë të siguruara nga Bashkimi Evropian dhe nga të ardhurat vetanake të QMBN dhe partnerit. Ekipi i programit përbëhet nga Daniela Stojanova, koordinatore e programit, dy bashkëpunëtorë për projekte, tre bashkëpunëtorë të rinj për projekte, sekretar administrativ dhe kontabilist.

Programi përfshin dhe nënkupton pjesëmarrje aktive të personazheve te shumtë. Në disa prej aktiviteteve do të inkuadrohen edhe autoritetet komunale, bashkësitë lokale, subjektet afariste lokale etj., si dhe Ministria e punës dhe politikës sociale ( MPPS).

Buxheti I programit është 15.328.703 denarë. Programi është I financuar nga Bashkimi Evropian në suaza të komponentës së 4-rt IPA – Programi operativ për zhvillim te resurseve humane 2007- 2013 dhe nga burimet vetanake të QMBN.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Lajme Aftësimi i grave të prekura nga konflikti