Zhvillimi institucional i shoqërisë civile - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Zhvillimi institucional i shoqërisë civile PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Që nga pavarësia e vendit, zhvillimi i shoqërisë civile në Maqedoni kryesisht bazohej në modelet perëndimore dhe ishte e mbështetur nga donatorët perëndimorë. Tani shoqëria civile e Maqedonisë, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në kontekst, ballafaqohet me sfidën të gjejë rrënjë dhe mbështetje nga vendi. Ky program është i fokusuar ta jap kontributin e vet në atë drejtim dhe ta mbështesë zhvillimin e shoqërisë civile e cila do ta gëzojë besimin te opinioni dhe do të mbështetet në përkrahjen nga vendi.

Qëllimi i përgjithshëm i programit është zhvillimi i shoqërisë efektive civile e cila i adreson sfidat parësore shoqërore dhe e cila inicion dhe arrin ndryshime në shoqëri.

Qëllimi i programit është krijimi i rrethinës mundësuese dhe mbështetëse për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë civile dhe rezultate më të mira të aktorëve të shoqërisë civile në Maqedoni.

Rezultatet e pritura të programit janë:

  • Opinioni është i informuar për aktivitetet e organizatave qytetare, e kupton dhe e pranon shoqërinë civile
  • Kornizë më e mirë juridike dhe fiskale për organizatat qytetare dhe për mobilizimin e resurseve lokale
  • Bashkëpunim më i mirë mes organizatave qytetare
  • Organizatat qytetare kanë vendosur rregulla dhe parime të bazuara në transparencë, dhënien e llogarisë dhe demokraci

Grupi qëllimor i programit janë të gjithë aktorët e shoqërisë civile në Maqedoni, ndërsa shfrytëzues të drejtpërdrejtë janë organizatat qytetare.

Programi do ta aplikojë konceptin e zhvillimit institucional dhe forcimit organizativ nëpërmjet këtyre aktiviteteve: informata, hulumtime, avokim dhe lobim, trajnime dhe këshillime dhe rrjetëzim. Lista e prodhimeve të programit përmban: botime të rregullta mujore të revistës dhe internet faqes “Bota qytetare” (Civic World), Adresari i organizatave qytetare dhe projekteve të tyre, Hulumtimi i opinionit publik për organizatat qytetare, Doracak për organizatat me interes publik, Doracak për aktivitetet ekonomike të organizatave qytetare, Trajnim për procesin e regjistrimit të organizatave qytetare për nëpunësit përgjegjës, Panairi i OJQ, Kodeksi etik për Platformën Qytetare të Maqedonisë (GPM), Trajnim për udhëheqjen e mirë, Trajnim për zhvillim organizativ etj.

MCMS do ta zbatojë programin në bashkëpunim me anëtaret e GPM dhe organizatat tjera qytetare.

Mjetet për zbatimin e këtij programi do të sigurohen nga Ndihma Kishtare Daneze (DCA), Agjencia Evropiane për Rikonstruim (EAR), Ndihma Kishtare Ungjillore (EED) dhe donatorë të tjerë. Mjetet e siguruara nga Agjencia Evropiane për Rikonstruim do të mbulojnë një pjesë të programit në afat prej 18 muajve. Një pjesë e shpenzimeve programore do të sigurohen nga partnerët e GPM.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Programet