Vlerësime dhe analiza |
Duke iu falënderuar njohjes së mirë të metodologjive adekuate dhe përvojës së gjatë praktike, ekipi i konsultantëve të MCMS bën vlerësime dhe analiza të ndryshme në nivel institucional, sektorial, organizativ dhe në nivel projektesh. Edhe këtu MCMS përpiqet të aplikojë metodologji aplikative të cilat mundësojnë grumbullimin dhe argumentimin e qëndrimeve e të gjitha palëve të prekura: pyetësorë, intervista strukturore, grumbullimin dhe analizën e literaturës relevante, punëtori etj. I gjithë procesi i vlerësimit dhe analizës organizohet në atë mënyrë që të sigurohet informata kthyese pozitive dhe të nxitet të mësuarit organizativ dhe zhvillimi për të gjitha palët e prekura. Rezultati i fundit është raporti i cili përgatitet në dy faza: propozim formati që diskutohet me kërkuesin dhe palët e prekura, e pastaj në bazë të vërejtjeve të arritura përgatitet raporti përfundimtar. MCMS bën vlerësime të kapaciteteve organizative, vlerësime të projekteve, programeve, planeve aksionare dhe strategjike, vlerësime të kapaciteteve në nivel të sektorit, analizë të kontekstit dhe rrethimit juridik dhe analiza të tjera në varësi nga nevojat. |