Praktikat më të mira të mekanizmave të pavarura për barazi në BE dhe rajon - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Praktikat më të mira të mekanizmave të pavarura për barazi në BE dhe rajon PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Osman Kadriu, Fisnik Shabani
Datë: janar, 2014
PDF:   analiza-najdobri-praktiki-na-nezavisni-mekanizmi-za-ednakvost-vo-EU-i-regionot-al.pdf

kzd-korica-pubMbrojtja e barazisë në Republikën e Maqedonisë është materie kushtetuese (materia constitutionis). Duke u bazuar në këtë, legjislacioni pozitiv i vendit i parasheh dhe garanton organe të posaçme për mbrojtje nga diskriminimi, të tilla si gjykatat, Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, komisionet parlamentare si dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD).

Ky studim shqyrton disa prej mekanizmave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë midis njerëzve dhe luftën kundër diskriminimit. Këtu është bërë një analizë krahasuese dhe janë paraqitur disa nga praktikat evropiane të institucioneve dhe organeve përgjegjëse për sigurimin e barazisë në vendet përkatëse.

Ndër të tjera, një nga qëllimet e këtij studimi është edhe përfitimi i përvojave të mira të jashtme që do të mund shkëmbehen me institucionet relevante në vend, e sidomos me Komisionin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Studimi, në një farë mase, do të përmbajë rekomandime dhe sugjerime konkrete për përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve të tyre.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Materiale resurse