Adresar i organizatave të mërgimtarëve nga Maqedonia - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Adresar i organizatave të mërgimtarëve nga Maqedonia PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Redaktor përgjegjës: Gonce Jakovleska
Viti: 2009
ISBN: 978-9989-102-93-6
PDF:
  adresar-na-organizaciite-na-iselenicite-od-makedonija.pdf

Адресар на организациите на иселениците од МакедонијаKy është botimi i parë i Adresarit të organizatave të mërgimtarëve nga Maqedonia, botues i të cilit është Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe Agjencisë së mërgimit të Republikës së Maqedonisë.

Me këtë botim MCMS e vazhdon dhe e zgjeron përvojën pozitive nga Adresari i organizatave qytetare në Maqedoni (7 botime), Adresari i njësive të vetëqeverisjes lokale në Maqedoni dhe Adresari i bashkësive fetare në Maqedoni (nga 2 botime).

Adresari ka për qëllim ta përmirësojë informimin për organizatat e mërgimtarëve nga Maqedonia, si dhe mes atyre, ashtu edhe te opinioni i gjerë në Maqedoni. Adresari është përgatitur si projekt i përbashkët i MCMS-së dhe Agjencisë së mërgimit të Republikës së Maqedonisë, baza e të dhënave së cilës ishte burimi kryesor i informatave për organizatat të cilat janë përfshirë në këtë botim.

Me Adresarin janë përfshirë 583 organizata, nga 24 vende.

Parimi i përfshirjes në Adresar ishte q organizata të bashkojë qytetarë me prejardhje nga hapësirat e Republikës së Maqedonisë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike ose ndonjë tjetër. Kuptohet, në diasporë numër i madh i organizatave përfshinë maqedonas etnik dhe pjesëtarë të bashkësive tjera  etnike prezent në Maqedoni, të cilët me prejardhje nuk janë nga territori i Republikës së Maqedonisë. Organizatat të cilat përfshinë qytetarë nga Republika e Maqedonisë, por deklarohen si dominues lidhur me territorin jashtë kufijve të saj, nuk janë përfshirë në Adresar. Përjashtimet janë të mundshme, edhe pse janë bërë përpjekje për kontrollin e plotë dhe klasifikimin adekuat. Përfshirja  e organizatave në Adresar nuk jep kurrfarë qëndrimesh politike të botuesit.

Adresari i përmban të dhënat themelore për organizatat – emri dhe kontakt informatat (adresa, telefoni, telefaksi, posta elektronike, ueb faqja dhe personi për kontakt). Janë klasifikuar sipas vendit ku veprojnë.

Siç cekë më sipër, informatat themelore janë marrë nga Agjencia e mërgimit të Republikës së Maqedonisë, lista është zgjeruar edhe me burime të tjera të informatave (për shembull ueb faqet), e pastaj janë kontrolluar përmes kontaktit me telefon ose përmes e-mailit. Nuk është bërë kontrolli i statusit të tyre juridik (regjistrimi).

Lloji i organizatave përfshin shoqata kulturore-artistike dhe sportive, shoqata për miqësi mes vendeve ku është regjistruar organizata dhe Maqedonia, organizata me karakter fetar (ose lidhur me bashkësi të caktuar fetare nga Maqedonia ose e themeluar nga ajo), si dhe mediat (botime elektronike ose të shtypura).

Informatat janë përgjegjësi të vetë organizatave. Janë të mundshme ndryshime nga periudha e grumbullimit të informatave (janar-mars 2009), deri në botimin e Adresarit.

Prezantimi i organizatave është bërë sipas shteteve, sipas abetares. Emrat e organizatave janë shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa e organizatave të bashkësive tjera etnike nga Maqedonia edhe në gjuhën e tyre, atje ku informata ishte e kapshme.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve