Sektori joqeveritar si korrigjues etik në shoqëri - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Sektori joqeveritar si korrigjues etik në shoqëri PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: mr. Dejan Donev
Viti: 2008 
PDF:
nevladiniot-sektor-kako-eticki-korektiv-na-opstestvoto-2008.pdf

Невладиниот сектор како етички коректив на општествотоNëse shekulli 20 filloi me dorëzimin e Çmimit të Nobelit për paqe, shekullin 21 e filluam me mendimin se pas nesh mbeti një shekull, shikuar nga këndvështrimi historik, me një numër të madh të turbulencave.

Në të vërtetë, nëse Alfred Nobel ishte ai që e përkujtoi botën se duhet të kërkohet rrugëdalje nga keqpërdorimet e asaj që është krijuar dhe e zbuluar, nuk e di! Por, një është e sigurt, ajo se shekulli 20 gjatë dekadave të fundit lëvizte dhe zhvillohej me oscilime të pabesueshme, për fat të keq, përfundoi me vrasje të mëdha, kurora e të cilave ishin kampet e përqendrimit dhe Hiroshima dhe Nagasaki.

Këto vrasje, për fat të keq, edhe sot vazhdojnë por në forma të tjera.

Sidoqoftë, të gjithë ata që e përjetuan dhe mbetën pas atyre që u vranë, nxorën një mësim të madh: I zgjedhim politikanët të na udhëheqin në jetë, i cili do të na japë paqe, dashuri, liri, fat... Por, për fat të keq, shumica prej tyre na gënjyen dhe na e imponuan të jetojmë me instinkt – si kafshë. Mu për këtë është koha e fundit që të gjejmë mënyrë t’u tregojmë dhe ët dëshmojmë se ka një numër të madh të çështjeve të cilat ne si qytetarë të thjesht mund të ofrojmë përgjigje më të mirë.

Rezultatet nga të njohuritë e tilla që sot është temë kryesore të menduarit, jo vetëm të këtij libri, por edhe në planifikimin e çdo shteti, të çdo fushate parazgjedhore, të çdo prodhimi – organizatat joqeveritare. Por, organizatat joqeveritare jo si oponent politik, por si korrigjues etik i shoqërisë që mos të harrojmë se, pa marrë parasysh rregullimin shoqëror, çdo shoqërie aktori kryesor dhe qëllimi i saj është njeriu.

Pikërisht kjo vetëdije e njerëzve në botë, pa marrë parasysh përkatësinë religjioze, kulturore dhe politike dhe rezultatin etik nga kjo, është shkaku që ky libër qëndron para jush.

Fati dhe fatkeqësia ime është se jetoj në kohë kur rolin e tillë të organizatave joqeveritare kisha mundësi shumë konkretisht ta njoh, ta kontrolloj dhe vlerësoj. Fati është se jetoj në kohë kur shteti im nga një sistem përpiqet të rritet në tjetër, për të cilin mendoj se është më i mirë. Fatkeqësia qëndron në atë se, duke e kthyer vëmendjen nga etika e organizatave joqeveritare në Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjerë, erdha deri te ndjenja-njohuria se në disa çaste organizatat joqeveritare janë shumë të vetëdijshme për pasojat etike nga ajo që shteti-politika e bënë, se sa ato 12 vetë. Pikërisht kjo ndjenjë-njohuri është shkaku i dytë që më bindi në arsyeshmërinë e etikës në punën e sektorit joqeveritar de rëndësinë e tij si korrigjues etik në shoqëri deri në demokratizimin e tij të plotë.

Në të vërtetë, pasojat nga modeli joadekuat i privatizimit dhe ekonomisë joefikase nga kjo, si dhe politika jo e pjekur, e cila pjesërisht është fryt nga frustrimet e pazgjidhura historike nga socializmi, aq sa edhe të kuptuarit të pamjaftueshëm të proceseve bashkëkohore sociale dhe politike, nga Republika e Maqedonisë bënë shoqëri në mes të rrugës mes lirimit nga sistemi paraprak dhe qëllimi i caktuar: shoqëri demokratike reale e hapur civile. Mu për këtë, kjo shoqëri në zhvillim, ka nevojë të madhe nga veprimi i sektorit joqeveritar, që është një nga shkaqet kryesore për domosdoshmërinë e ekzistimit dhe veprimit të tij.

Mes shkaqeve të cilat e arsyetojnë nevojën nga aktiviteti sa më i madh i sektorit joqeveritar gjithsesi janë edhe efektet dhe manifestimet tjera anësore nga ndryshimet e shpejtuara para së cilave qëndron shoqëria jonë, në shpejtim t’i arrijë të ashtuquajturat standarde evropiane-botërore, ka harruar se një sistem, pa marrë parasysh si është ai, me sukses të zëvendësohet vetëm nëse ndryshimet qëndrojnë mbi vlera reale universale etike. Këtë e theksoj, pikërisht për shkak të faktit se Maqedonia, sa për shkak të kontalacionit politik ndërkombëtar, aq për shkak të trashëgimisë personale historike, paguan çmim të lartë të ashtuquajturit tranzicion, që kulminoi me goditje të thelë mbi vlerat universale etike.

Si pasojë nga kjo, nga pavarësia e deri më tani, në Maqedoni u paraqitën mbi 5.000 organizata joqeveritare, të cilat si zëri i popullit i pakënaqur nga paaftësia ose mungesa e dëshirës te shteti t’i plotësojë nevojat e të njëjtit, përpiqen jo vetëm ta plotësojnë këtë lëshim të shtetit, por me veprimin e vet të jenë edhe korrigjues i tij etik.

Për fat të keq, përkundër këtyre, ka edhe organizata të tilla joqeveritare të cilat koketojnë me pushtetin dhe partitë, e jo rrallë janë edhe dora e tyre e zgjatur. Kështu, në vend të jenë organizata jofitimprurëse, joqeveritare dhe qytetare, përfaqësues të nevojave të qytetarëve, e jo në dëm të qytetarëve. Mu për këtë, organizatat joqeveritare u bënë temë ditore, sa në shtypin ditor, aq edhe në kalkulimet ditore-politike dhe ekonomike. Të sqaroj – për ato shkruhet, flitet, në ato thirren duke pohuar diçka ose duke dëshmuar ndonjë tezë të tyre. Por, ajo për të cilën jam i bindur se nuk më brengos vetëm mua, por edhe të gjithë ne si krijesa njerëzore është fakti se gjatë kësaj askush nuk pyetet: çfarë sistemi etik me vlerë dhe aksiologjik na ofrojnë organizatat joqeveritare, jo vetëm si korrigjues shoqëror, por edhe si një hapësirë ku në mënyrë etike do ta kalojmë veten!?

Pikërisht ky ishte shkaku dhe ideja, por edhe detyra kryesore e këtij libri – të tregohet ajo që mungon në të kuptuarit tonë për të ashtuquajturin sektori i tretë: të kontrollohet, prezantohet dhe të arsyetohet etika e veprimit të organizatave joqeveritare; vlerësimi dhe pasojat nga vetëdija etike e shoqërisë dhe e çdo anëtarë në atë.

Në të vërtetë, mu për shkak të vërejtjeve paraprake, qëllimi i këtij libri është të shqyrtohen dhe të vlerësohen, por para së gjithash, të qartësohen mekanizmat etike në veprimin e organizatave joqeveritare. Kjo, me qëllim që të veçohen dhe të ofrohen si sistem vlerësues i atyre vlerave të cilat duhet të jenë shkaku i vërtetë që do t’i lëvizë në veprimin e tyre konkret, të cilat do ta caktojnë thelbin e vërtetë të veprimit të tyre, që do ta japin kuptimin e ekzistimit të tyre dhe do të jenë themeli i arsyeshmërisë së tyre etike, filozofinë dhe aksiologjikë e angazhimit shoqëror, që ta plotësojnë atë që duhet të jetë në një shoqëri: korrigjues etik i sistemit i cili nuk i realizon nevojat etike të çdo individi.

Kjo njohuri është edhe themeli i këtij punimi sepse mungesa nga qasja e tillë ndaj punës dhe veprimit të organizatave joqeveritare rezulton me atmosferë të nënvlerësimit të rolit të tyre. Prandaj, nuk dyshoj se ky punim, i pari i këtij lloji në Maqedoni dhe më gjerë në Ballkan, e dëshmon arsyeshmërinë dhe nevojën tani dhe këtu, sepse në kohën tonë, e uritur për etikë reale, organizatat joqeveritare janë fenomen pa të cilin veprimi bashkëkohor, i orientuar etikisht deri në shoqërinë reale demokratike qytetare, edhe te ne edhe në botë, do të ishte e pamundur.

Nëse shekulli 20 filloi me dorëzimin e Çmimit të Nobelit për paqe, shekullin 21 e filluam me mendimin se pas nesh mbeti një shekull, shikuar nga këndvështrimi historik, me një numër të madh të turbulencave.
Në të vërtetë, nëse Alfred Nobel ishte ai që e përkujtoi botën se duhet të kërkohet rrugëdalje nga keqpërdorimet e asaj që është krijuar dhe e zbuluar, nuk e di! Por, një është e sigurt, ajo se shekulli 20 gjatë dekadave të fundit lëvizte dhe zhvillohej me oscilime të pabesueshme, për fat të keq, përfundoi me vrasje të mëdha, kurora e të cilave ishin kampet e përqendrimit dhe Hiroshima dhe Nagasaki. Këto vrasje, për fat të keq, edhe sot vazhdojnë por në forma të tjera.
Sidoqoftë, të gjithë ata që e përjetuan dhe mbetën pas atyre që u vranë, nxorën një mësim të madh: I zgjedhim politikanët të na udhëheqin në jetë, i cili do të na japë paqe, dashuri, liri, fat... Por, për fat të keq, shumica prej tyre na gënjyen dhe na e imponuan të jetojmë me instinkt – si kafshë. Mu për këtë është koha e fundit që të gjejmë mënyrë t’u tregojmë dhe ët dëshmojmë se ka një numër të madh të çështjeve të cilat ne si qytetarë të thjesht mund të ofrojmë përgjigje më të mirë.
Rezultatet nga të njohuritë e tilla që sot është temë kryesore të menduarit, jo vetëm të këtij libri, por edhe në planifikimin e çdo shteti, të çdo fushate parazgjedhore, të çdo prodhimi – organizatat joqeveritare. Por, organizatat joqeveritare jo si oponent politik, por si korrigjues etik i shoqërisë që mos të harrojmë se, pa marrë parasysh rregullimin shoqëror, çdo shoqërie aktori kryesor dhe qëllimi i saj është njeriu.
Pikërisht kjo vetëdije e njerëzve në botë, pa marrë parasysh përkatësinë religjioze, kulturore dhe politike dhe rezultatin etik nga kjo, është shkaku që ky libër qëndron para jush.
Fati dhe fatkeqësia ime është se jetoj në kohë kur rolin e tillë të organizatave joqeveritare kisha mundësi shumë konkretisht ta njoh, ta kontrolloj dhe vlerësoj. Fati është se jetoj në kohë kur shteti im nga një sistem përpiqet të rritet në tjetër, për të cilin mendoj se është më i mirë. Fatkeqësia qëndron në atë se, duke e kthyer vëmendjen nga etika e organizatave joqeveritare në Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjerë, erdha deri te ndjenja-njohuria se në disa çaste organizatat joqeveritare janë shumë të vetëdijshme për pasojat etike nga ajo që shteti-politika e bënë, se sa ato 12 vetë. Pikërisht kjo ndjenjë-njohuri është shkaku i dytë që më bindi në arsyeshmërinë e etikës në punën e sektorit joqeveritar de rëndësinë e tij si korrigjues etik në shoqëri deri në demokratizimin e tij të plotë.
Në të vërtetë, pasojat nga modeli joadekuat i privatizimit dhe ekonomisë joefikase nga kjo, si dhe politika jo e pjekur, e cila pjesërisht është fryt nga frustrimet e pazgjidhura historike nga socializmi, aq sa edhe të kuptuarit të pamjaftueshëm të proceseve bashkëkohore sociale dhe politike, nga Republika e Maqedonisë bënë shoqëri në mes të rrugës mes lirimit nga sistemi paraprak dhe qëllimi i caktuar: shoqëri demokratike reale e hapur civile. Mu për këtë, kjo shoqëri në zhvillim, ka nevojë të madhe nga veprimi i sektorit joqeveritar, që është një nga shkaqet kryesore për domosdoshmërinë e ekzistimit dhe veprimit të tij.
Mes shkaqeve të cilat e arsyetojnë nevojën nga aktiviteti sa më i madh i sektorit joqeveritar gjithsesi janë edhe efektet dhe manifestimet tjera anësore nga ndryshimet e shpejtuara para së cilave qëndron shoqëria jonë, në shpejtim t’i arrijë të ashtuquajturat standarde evropiane-botërore, ka harruar se një sistem, pa marrë parasysh si është ai, me sukses të zëvendësohet vetëm nëse ndryshimet qëndrojnë mbi vlera reale universale etike. Këtë e theksoj, pikërisht për shkak të faktit se Maqedonia, sa për shkak të kontalacionit politik ndërkombëtar, aq për shkak të trashëgimisë personale historike, paguan çmim të lartë të ashtuquajturit tranzicion, që kulminoi me goditje të thelë mbi vlerat universale etike.
Si pasojë nga kjo, nga pavarësia e deri më tani, në Maqedoni u paraqitën mbi 5.000 organizata joqeveritare, të cilat si zëri i popullit i pakënaqur nga paaftësia ose mungesa e dëshirës te shteti t’i plotësojë nevojat e të njëjtit, përpiqen jo vetëm ta plotësojnë këtë lëshim të shtetit, por me veprimin e vet të jenë edhe korrigjues i tij etik.
Për fat të keq, përkundër këtyre, ka edhe organizata të tilla joqeveritare të cilat koketojnë me pushtetin dhe partitë, e jo rrallë janë edhe dora e tyre e zgjatur. Kështu, në vend të jenë organizata jofitimprurëse, joqeveritare dhe qytetare, përfaqësues të nevojave të qytetarëve, e jo në dëm të qytetarëve. Mu për këtë, organizatat joqeveritare u bënë temë ditore, sa në shtypin ditor, aq edhe në kalkulimet ditore-politike dhe ekonomike. Të sqaroj – për ato shkruhet, flitet, në ato thirren duke pohuar diçka ose duke dëshmuar ndonjë tezë të tyre. Por, ajo për të cilën jam i bindur se nuk më brengos vetëm mua, por edhe të gjithë ne si krijesa njerëzore është fakti se gjatë kësaj askush nuk pyetet: çfarë sistemi etik me vlerë dhe aksiologjik na ofrojnë organizatat joqeveritare, jo vetëm si korrigjues shoqëror, por edhe si një hapësirë ku në mënyrë etike do ta kalojmë veten!?
Pikërisht ky ishte shkaku dhe ideja, por edhe detyra kryesore e këtij libri – të tregohet ajo që mungon në të kuptuarit tonë për të ashtuquajturin sektori i tretë: të kontrollohet, prezantohet dhe të arsyetohet etika e veprimit të organizatave joqeveritare; vlerësimi dhe pasojat nga vetëdija etike e shoqërisë dhe e çdo anëtarë në atë.
Në të vërtetë, mu për shkak të vërejtjeve paraprake, qëllimi i këtij libri është të shqyrtohen dhe të vlerësohen, por para së gjithash, të qartësohen mekanizmat etike në veprimin e organizatave joqeveritare. Kjo, me qëllim që të veçohen dhe të ofrohen si sistem vlerësues i atyre vlerave të cilat duhet të jenë shkaku i vërtetë që do t’i lëvizë në veprimin e tyre konkret, të cilat do ta caktojnë thelbin e vërtetë të veprimit të tyre, që do ta japin kuptimin e ekzistimit të tyre dhe do të jenë themeli i arsyeshmërisë së tyre etike, filozofinë dhe aksiologjikë e angazhimit shoqëror, që ta plotësojnë atë që duhet të jetë në një shoqëri: korrigjues etik i sistemit i cili nuk i realizon nevojat etike të çdo individi.
Kjo njohuri është edhe themeli i këtij punimi sepse mungesa nga qasja e tillë ndaj punës dhe veprimit të organizatave joqeveritare rezulton me atmosferë të nënvlerësimit të rolit të tyre. Prandaj, nuk dyshoj se ky punim, i pari i këtij lloji në Maqedoni dhe më gjerë në Ballkan, e dëshmon arsyeshmërinë dhe nevojën tani dhe këtu, sepse në kohën tonë, e uritur për etikë reale, organizatat joqeveritare janë fenomen pa të cilin veprimi bashkëkohor, i orientuar etikisht deri në shoqërinë reale demokratike qytetare, edhe te ne edhe në botë, do të ishte e pamundur.
 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve