Praktikat qytetare nr. 13 – Perceptimi i ndikimit dhe rrethin e shoqërisë civile - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Praktikat qytetare nr. 13 – Perceptimi i ndikimit dhe rrethin e shoqërisë civile PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Ilina Mangova, Bobi Badarevski, Nikica Kusenikova, Simonida Kacarska, Slagjana Dimishkova
Data: qershor, 2011
PDF:   praktikat-qytetare-13-ndikimit-rrethina-2011.pdf

graganski-praktiki-br.13

Para jush gjendet botimi i 13-te i Praktikave qytetare, kësaj here kushtuar ndikimit te organizatave qytetare (OQ) dhe rrethinës ne te cilën veprojnë.

Ne ketë rrëfim mr. Ilina Mangova e hulumton pjesëmarrjen dhe ndikimin e shoqërisë civile ne Maqedoni ne procesin e krijimit dhe miratimit te Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Ajo vlerëson se një pjese e shoqërisë civile ka arritur qe te beje ndikim te pjesshëm ne legjislacionin nacional për jo diskriminim, por ndikim me te madh nuk mund te realizohet për shkak te dallimeve ideologjike mes një pjese te shoqërisë civile dhe qëndrimeve konzervative te partisë ne pushtet.

Mr. Bobi Badarevski e shqyrton ndikimin e organizatave te grave ne politikat buxhetore te Republikës se Maqedonisë, gjegjësisht buxhetimi gjinor. Ai përfundon se këto organizata janë iniciatorët kryesor te idesë për krijimin e politikave te ndjeshme buxhetore gjinore. Ne pikepamje te procedurave, ato vazhdimisht insistojnë ne aplikimin e metodave te cilat e mbështesin buxhetimin e ndjeshëm gjinor, ndërsa ne raport me strukturën, punojnë ne forcimin e kapacitetit profesional te nëpunësve shtetëror.

Raportet mes sektorit afarist dhe shoqërisë civile te vështruara nga prizma e Përgjegjësisë shoqërore te ndërmarrjeve (PSHN) është lende e hulumtimit te mr. Nikica Kusenikova. Hulumtimi tregon se organizatat qytetare nuk janë lëvizës i rëndësishëm I PSHN ne Republikën e Maqedonisë. Janë të rrallë shembujt e OQ të cilat bëjnë presion mbi sektorin afarist dhe te cilat rregullisht e përcjellin rezultatin e ndërmarrjeve ne fushën e PSHN. Bashkëpunimi mes dy sektorëve vazhdimisht përparon, por akoma janë ne nivel te pakënaqshëm te iniciativave individuale te disa ndërmarrjeve dhe shoqatave te cilat e kane njohur dobinë e ndërsjellë dhe interesin nga bashkëpunimi.

Strategjia e kontribuoi për përmirësimin e dialogut mes qeverise dhe shoqërisë civile, është tema e rrëfimit te mr. Simonida Kacarska. Behet fjale për Strategjinë e Qeverisë për bashkëpunim me sektorin civil. Analiza tregon për raporte te ndryshme për zbatim dhe pikëpamjet e ndryshme te aktoreve te ndryshëm te vendit dhe nga jashtë për ketë çështje. Vlerësimi tregon se bashkëpunimi akoma varet nga çështja, institucionet dhe personalitetet e kyçura ne atë.

Rrëfimi i fundit është i mr. Sllagjana Dimishkova dhe ka te beje me kufizimin e lirisë së shoqërimit dhe veprimit. Rrëfimi përqendrohet ne dokumentet ndërkombëtare te cilat drejtpërdrejt aplikohen ne vend, por edhe ne legjislacionin nacionale qe ka te beje me lirinë e shoqërimit. Autorja konstatoi se liria e shoqërimit nuk është e drejte absolute dhe e njëjta ja përkufizime te caktuara te cilat mund te jene me interes te sigurisë nacionale, për pengimin e trazirave ose veprave penale, për mbrojtjen e shëndetit dhe moralit ose për mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te tjerëve.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve