Diskriminimi në Maqedoni në bazë të përkatësisë etnike - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Diskriminimi në Maqedoni në bazë të përkatësisë etnike PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autor: Aleksandar Kërzhallovski
Data: Mars, 2011
ISBN: 978-608-4617-10-5
PDF:   diskriminimi-ne-maqedoni-ne baze-te-perkatesise-etnike-2011.pdf

Diskriminimin në Maqedoni në bazë të përkatësisë etnikeMCMS e hulumtoi "Diskriminimin në Maqedoni në bazë të përkatësisë etnike". Anketimi i qytetarëve është bërë në dhjetor 2010.

Shumica e qytetarëve (53,3%) mendojnë se ka diskriminim në Maqedono, ndërsa diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike është e dyta më e përfaqësuar (pas përkatësisë politike). Diskriminimi i perceptuar i regjistruar nga 67,7% është më shumë se dyfish më e madhe se ajo e përjetuar (si viktima ose dëshmitar) – 31,9%. Mbisundon mendimi se diskriminimi është i shpeshtuar në 5 vitet e fundit.

Fushat më të shpeshta të këtij diskriminimi, sipas përvojave personale të qytetarëve janë: marrëdhëniet e punës (punësimi), shërbimet në sektorin publik (administrata publike, ndërsa veçanërisht policia dhe shërbimet shëndetësore), por edhe në shërbimet private (kafenetë, diskotekat, pishinat), si dhe arsimi.

Shumica e mendimeve (mbi 50% nga të anketuarit) është se në sektorët shëndetësi, arsim, gjyqësi dhe siguri/polici ka diskriminim. Shqiptarët etnik mendojnë se ka diskriminim më të theksuar për shkak të përkatësisë etnike në sektorët bujqësi dhe kulturë. Shumica e qytetarëve (79%) mendojnë se diskriminimi në fushën e punësimit është më i shpeshtë në sektorin shtetëror, se sa në atë privat (54%).

Akoma ka mbështetje të shumicës (57,9%) pjesëtar i një bashkësie tjetër etnike të jetë i zgjedhur në funksion të lartë politik, por më pak në raport me 2009 (66%).

Shumicë e madhe, 72% të qytetarëve do ta paraqisnin rastin e diskriminimit në bazë të përkatësisë etnike, nëse u ndodh atyre ose të jenë dëshmitarë. Kjo nuk është në pajtim me përgjigjet e pyetjeve për përvojat personale me rastet e diskriminimit dhe praktika (numri i rasteve të paraqitura në institucionet gjatë viteve të fundit është rreth 20 raste në vjet – të gjitha te Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë). Edhe pse perceptojnë veprim diskriminues të policisë, ky është institucioni drejt të cilit do të paraqiteshin një pjesë e madhe e qytetarëve në rast të diskriminimit.

Anketën e bëri Instituti për demokraci "Societas civilis", në dhjetor 2010, në ekzemplar reprezentues prej 1.074 të anketuar, reprezentativ sipas gjinisë, përkatësisë nacionale dhe rajonit.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime Lista e hulumtimeve dhe publikimeve