Adresar i komunave në Republikën e Maqedonisë - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Adresar i komunave në Republikën e Maqedonisë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Redaktor: Dimçe Mitreski
Viti: 2006
PDF:
  adresari-i-komunave-ne-republiken-e-maqedonise-2006.pdf

Адресар на општините во Република Македонија

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) më shumë vite është aktive në zhvillimin e kapaciteteve lokale si në sektorin qytetar, ashtu edhe në vetëqeverisjen lokale. Një periudhë të caktuar këto aktivitete nuk prekeshin. Tani, të ballafaquar me nxitjen e decentralizimit sa shkon e më shumë theksohet nevoja nga shkëmbimi i përvojave dhe aksionit të përbashkët.

Në vitin 2002 QMBN në bashkëpunim me BNJVL dhe Projektin për reforma të vetëqeverisjes lokale (PRVL) për herë të parë e publikoi Adresarin e njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL). Ky botim ishte sukses i padyshimtë dhe pati ndikim të madh në informimin për vetë komunat. Me këtë Adresar të ri të njësive të vetëqeverisjes lokale dëshirojmë ta përsërisim përvojën paraprake pozitive.

Adresari ka për qëllim përmirësimin e informimit dhe komunikimit të ndërsjellë të komunave, si dhe informimin dhe komunikimin e komunave me aktorë të tjerë nga sektori publik, afarist dhe qytetar. QMBN dhe BNJVL arriti të sigurojë të dhëna për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe qytetin e Shkupit. Kjo nënkupton përfshirje prej 100% dhe ju mundëson që t’i keni në një vend informatat e rëndësishme për të gjitha 85 komuna në Maqedoni.

Në këtë Adresar i prezantojmë të dhënat për të cilat mendonim se do të kontribuojnë drejt përmirësimit të informimit dhe komunikimit. Këto janë të dhëna për kryetarin e komunës dhe Këshillin, si dhe për të dhënat e tyre për kontakt; të dhëna themelore për komunën; të dhëna për strukturën e komunës; zhvillimi ekonomik lokal ose të dhëna për projektet e realizuara dhe të planifikuara.

Adresari është botuar në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze. Të dhënat nga Adresari do të mund t’i gjeni edhe në formë elektronike në CD dhe në faqet e internetit të QMBN-së www.mcms.org.mk, www.graganskisvet.org.mk dhe www.civicworld.org.mk, si dhe në faqen e internetit të BNJVL www.zels.org.mk.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për punën tonë Hulumtime dhe publikime