Jelmaz Dervishi |
Jelmaz Dervishi, Bashkëpunëtor në projekte I lindur me 29.06.1985 në Tetovë. Mbaron studimet në shkencat e komunikimit pranë Universitetin e Europës Juglindore ne Tetovë. Për momentin ështe në proces të përfundimit të studimeve postdiplomike pranë Institutit për Studime të Komunikimit në Shkup. Ne vitin 2010 Jëllmazi fillon karieren në televizionin kombëtar Alsat-m si redaktor i programit kulturoro-zbavitës ku deri vitin 2015 është atuor, prezantues dhe redaktor e disa TV programeve. Karieren e tij e vazhdon në fushën e menaxhmentit tek disa kompani private ku vepron prej vitit 2015-2018. Ai më vonë inkuadrohet si koordinator i komunikimit në projektin e Këshillit Rinor Nacional të Maqedonisë - MladiHub. Njëkohësisht, Jëllmazi punon si drejtor kreativ, trajnues për vallëzim shoqëror teatral dhe forum teatër me fëmijë dhe të rinj, ku deri tani ka bashkëpunuar me shumë organizata të shoqërisë civile nga vendi dhe Ballkani. Nga nëntori 2019 iu bashkangjit ekipit të Programit për mbështetje të shoqërisë civile “Civica Mobilitas” si bashkëpuntor përgjegjës për monitorim dhe evaluim. https://www.linkedin.com/in/jellmaz-dervishi-b7896280/ |