Sasho Klekovski |
Sasho Klekovski, këshilltar Ka lindur më 13 prill në vitin 1966 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup . Është i martuar me Anën dhe ka dy fëmijë Angelina dhe Nikolla. Përvoja e tij është njëzet vjet punë në pozita udhëheqëse në sektorin civil. Në fund të viteve tetëdhjeta dhe në fillim të viteve nëntëdhjeta e prin Lidhjen e Studentëve të Mjekësisë të Maqedonisë dhe Lidhjen e Studentëve të Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi”. Në vitin 1993 është një nga themeluesit, ndërsa nga viti 1994 deri më qershor 2011 bëhet drejtor ekzekutiv i Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nga viti 1998 deri në vitin 2008 është përfaqësues i Fondacionit Zhvillimor Maqedonas për Ndërmarrje. Ai është anëtar i disa komiteteve në Maqedoni dhe jashtë vendit, duke përfshirë Këshillin drejtues të Transparenca Maqedoni. Ai është nënkryetar I Këshillit afarist të Universitetit Kolexhi amerikan – Shkup. Ai është ko-kryetari I pare I Komitetit të përbashkët Konsultativ I shoqërisë civile mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë për periudhën 2009-2010. Ai ka njohuri të thella për shoqërinë civile në Maqedoni. Ka përvojë në Ballkan, si dhe në Kaukaz (Gjeorgji), Azinë Qendrore (Kazakistan, Kirgistan). Ka njohuri dhe shkathtësi për analiza sektoriale, analiza të organizatave dhe menaxhim, zhvillimin e kapaciteteve, avokim, lobim, menaxhim me konflikte dhe përgjigje post-konflikti.
http://mk.linkedin.com/in/sashoklekovski/ |