Adresar i bashkësive fetare në Maqedoni - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Adresar i bashkësive fetare në Maqedoni PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Redaktor përgjegjës: Aleksandar Krzhalovski
Viti: 2004
PDF:
  adresar-i-bashkesive-fetare-ne-maqedoni-2004.pdf

Адресар на верските заедници во МакедонијаPara jush gjendet botimi i parë i Adresarit të bashkësive fetare në Maqedoni. Me këtë botim, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) e vazhdon dhe zgjeron përvojën pozitive të Adresarit të organizatave qytetare të Maqedonisë (7 botime, i fundit më 2003) dhe të Adresarit të njësive të Pushtetit Vendor në Maqedoni (viti 2002).

Qëllimi i Adresarit është që ta bëjë më të mirë cilësinë e informimit për kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në Maqedoni, si në raportet e tyre të ndërsjella, ashtu edhe te opinioni më i gjerë. Ky është njëri nga qëllimet e Programit “Bashkëpunimi ndërreligjioz në Maqedoni “ (PRM), në suazat e të cilit edhe u mundësua botimi i adresar këtij.

Me këtë Adresar janë përfshirë 23 nga gjithsej 25 bashkësi religjioze, të regjistruara në Komisionin për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në Republikën e Maqedonisë, sipas Ligjit për bashkësitë fetare dhe grupet religjioze (Gazeta zyrtare 37/1997-1426). Duke marrë parasysh faktin se njëra nga këto dy bashkësi të përfshira fetare nuk e ka bërë ripërtëritjen e të dhënave nga regjistrimi i parë, ndërkaq e dyta është në procedurë të regjistrimit në Shoqatën e qytetarëve, mund të llogaritet se ky Adresar siguron përfshirje të qindpërqindshme.

Adresari i përmban të dhënat themelore të bashkësive fetare (të dhënat për kontakt, funksionet klerikale dhe strukturën hierarkike, llojin dhe numrin e objekteve fetare, ritet dhe festat fetare, aktivitetet dhe institucionet për arsimimin fetar, veprimtarinë botuese), si dhe fotografitë nga selitë dhe objektet më të rëndësishme fetare. Adresari është botuar në gjuhën maqedonase, ndërkaq në version të shkurtuar edhe në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Adresari u publikua falë bashkëpunimit intensiv dhe të mire me të gjitha kishat, bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në Maqedoni, e sidomos me anëtarët e Këshillit drejtues dhe Këshillit botues te Programit PRM: Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Islame në Republikën e Maqedonisë (BI), Kishën Katolike (KK), Kishën Ungjillore-Metodiste (KUM) dhe Bashkësinë Hebraike në Republikën e Maqedonisë (BHRM). Të dhënat themelore për kontakt i siguroi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze në Maqedoni. Botimin nga aspekti financiar e përkrahën: Ndihma Kishtare Daneze dher Ndihma Kishtare Norvegjeze.

Në fund shpreh dëshirën time të sinqertë që t’u falënderohem të gjithë atyre, si dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë në përgatitjen e këtij botimi, të cilët me kontributin e tyre e mundësuan botimin dhe e pasuruan përmbajtjen e tij.

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë