Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve - 2009 - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve - 2009 PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Sasho Klekovski, Aleksandar Krzhalovski, Sunçica Sazdovska, Gonce Jakovleska, Miodrag Koliq dhe daniela Stojanova
Viti: 2009
PDF:   pergjegjesia-shoqerore-e-qytetareve-2009.pdf

Општествена одговорност на граѓаните - 2009Raporti “Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve” vjen si rezultat i nevojës që të kontrollohet përgjegjësia e qytetarëve në kuptim të gjerë.

Pyetja për ndjenjën e përkatësisë së pari ndaj shtetit ose ndaj një grupi tjetër (etnik) është tregues i zhvillimit të shoqërisë dhe kulturës politike. Shumica e qytetarëve (51,9%) akoma e ndjejnë shtetin si më të përgjegjshëm në zgjidhjen e nevojave shoqërore. Pritjet e larta ndaj shtetit, janë më të ulëta nga vetë qytetarët (6,9%) dhe pothuaj mungesë e pritjeve nga sektori afarist (1,6%), që shkon në dobi të kulturës etatiste, si trashëgimi e socializmit socialist, gjegjësisht mbështetje e vogël publike në rregullimin e Maqedonisë si sistem kushtetues liberal-demokrat. Besimi në solidaritetin e qytetarëve është rritur në 49,3% nga 39,3% në vitin 2007 dhe nga 26,4% në vitin 2004.

Shumica e qytetarëve (64,3%) mendojnë se zhvillimi i ri, punësimi dhe aftësimi i qytetarëve janë zgjidhje për problemet.

Janë rritur dallimet mes deklaratave për përgjegjësinë qytetare dhe realitetin, përveç në pjesën e frymës publike. Mesatarisht, parametrat për përgjegjësinë qytetare janë rritur për 15% (nga51,1% në 66,2%), derisa në tregues konkret për punët e njëjta për rreth 10%) nga 37,8% në 48,1%).  Çdo i pesti qytetar ndjen përgjegjësi për ruajtjen e ambientit jetësor. Nga ana tjetër mbështetja ndaj masave për mbrojtjen e ambientit jetësor është e lartë.

Qytetarët më shpesh shoqërohen me anëtarët e familjes më të ngushtë/më të gjerë dhe miqtë. Një e katërta e qytetarëve aspak nuk shoqërohen me kolegët e tyre të punës ose të profesionit të njëjtë jashtë orarit të punës, a më shumë se gjysma aspak nuk i vizitojnë format e organizuara të shoqërimit (klubet sportive etj.). Gjysma e qytetarëve i vizitojnë kishat, xhamitë dhe tempujt tjerë disa herë gjatë vitit.

Në vitin 2009 u paraqit rritje e pjesëmarrjes në aktivitetet jopartiake politike (proteste, demonstrata, peticione, bojkote etj.) të qytetarëve. Gjithashtu ka relativisht potencial të madh (rreth 30%) për rritje të aktivizimit të qytetarëve (ata të cilët nuk kanë marrë pjesë deri më tani, por do ta kishin bërë këtë).

Interesimi për aktivitet vullnetar në bashkësi është i vogël, ndërsa nuk ekziston edhe vazhdimësi në aktivitetet vullnetare. Qytetarët nuk kanë shprehi dhe vetëdije të ndërtuar që të bëjnë diçka më shumë (jashtë familjes dhe personalisht për veten) për bashkësinë dhe për bashkëqytetarët. Përsëri meshkujt janë më shumë të inkuadruar në aktivitetet vullnetare të bashkësisë.

Inkuadrimi i qytetarëve në organizatat qytetare është i vogël (24% janë anëtarë) dhe nuk ka zhvendosje të madhe në raport me hulumtimet paraprake. Anëtarësimi edhe në format tjera të shoqërimit në shoqërinë civile (kishat dhe bashkësitë fetare dhe sindikatat) është e ngjashme, derisa anëtarësimi në partitë politike është mjaft i lart dhe është 41,6%.

Numri i njerëzve që dhurojnë personalisht është rritur nga 64,6% nga viti i kaluar në 70,9% në këtë vit.

Motivi kryesor për dhurim është solidariteti, ndërsa prioriteti i parë për dhurim është kujdesi social ose qëllimet humanitare. Këtë vit niveli komunal dhe ai nacional janë më lartë në listën e prioriteteve për dhurim. Qytetarët më shpesh dhurojnë të holla, ndërsa shuma e zakonshme është prej 100 deri më 500 denarë. Më së shumti dëshirojnë të dhurojnë drejtpërdrejt në dorë.

Shkaqet më të shpeshta për shmangien e ndërmjetësuesve është dëshira të shihet se kujt i jepet ndihma (39,5%) dhe nevoja që të shmanget keqpërdorimi (27,6%). Numri më i madh i qytetarëve (32,5%) për aksionet bamirëse informohen drejtpërdrejtë nga shfrytëzuesit, ndërsa mediat elektronike gjenden në vendin e dytë (27,1%). Perceptimi për përdorimin e drejt të mjeteve akoma është i ndarë. Gjithsej 55,7% të anketuarve mendojnë se kontributet e grumbulluara përdoren drejt.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë