Udhëzues për dialogun civil në Ballkan - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Udhëzues për dialogun civil në Ballkan PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Tina Mikieli dhe Llidia Mesariç
Viti: 2007
PDF:
  praktika-qytetare-ballkanike-nr.5-udhezues-per-dialogun-civil-ne-ballkan-2007.pdf

Прирачник за граѓански дијалог на БалканотNë pjesën e parë publikimi ofron informata për sektorin jofitimprurës slloven, dokumentet strategjike dhe pjesëmarrjen e organizatave qytetare në procesin e vendimmarrjes. Lidhur me këtë janë edhe dy studimet e rastit: Financimi i dialogu civil dhe Marrëveshja për komunikim para dhe gjatë kryesimit slloven me BE.

Pjesa e dytë e botimit ofron një pamje të praktikave të ndërveprimit mes organizatave joqeveritare, qeverive dhe administratave në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Bashkëpunimi mes qeverisë dhe organizatave qytetare është treguar përmes: ekzistimit të strukturave qeveritare dhe koalicioneve të organizatave qytetare të cilat e mbështetin dhe e avancojnë raportin mes organizatave qytetare dhe Qeverisë, ekzistimi I dokumenteve strategjike, politike të miratuara nga ana e qeverive të cilat i vërtetojnë qëllimet afatgjate për bashkëpunimin me sektorin civil dhe inkuadrimi i organizatave qytetare në procesin e krijimit të ligjeve, politikave dhe strategjive.

Doracaku është shkruar nga perspektiva e praktikëve të sektorit civil dhe nuk përpiqet të paraqesë analizë detajore të marrëdhënieve mes organizatave qytetare dhe qeverisë, por udhëzues nëpër praktikat dhe mekanizmat e ndryshëm të dialogut civil të cilat u zhvilluan në rrethana të ndryshme. Shpresojmë se si i tillë shërben si vegël e dobishme për organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë në forcimin e sektorit civil dhe bashkëpunimin e tij me pushtetin – si dhe nxitja për forcimin e bashkëpunimit mes organizatave qytetare në rajon.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë