Thuaj OK për MK - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Thuaj OK për MK PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

ok-za-mkQëllimi i përgjithshëm i projektit ishte të kontribuohet në zhvillimin e aktivizmit qytetar dhe të vetëdijes së qytetarëve për nevojën për sektor të qëndrueshëm dhe dinamik qytetar i aftë të përgjigjet në sfidat dhe prioritetet e opinionit vendor.

Qëllimi i projektit ishte të iniciohet dhe organizohet aksion i gjerë publik, në drejtim të përkrahjes së anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian (më saktësisht, për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim). Kjo duhej të arrihej me fushatën në mediume  me sloganin “Thuaj OK për MK”, e dedikuar për qytetarët e Republikës së Maqedonisë (thirrje për mendim pozitiv për Maqedoninë, në kuptim se Maqedonia është OK dhe për Evropën dhe institucionet e saj (Thoni OK për Maqedoninë).

Vlera e shtuar e projektit ishte mundësia që një pjesë e aktiviteteve të parapara të shfrytëzohen për mobilizimin e mjeteve nga burime vendore (qytetarë, biznes dhe sektori publik).

Grupi qëllimor i projektit ishte opinioni i përgjithshëm në Maqedoni (kryesisht qytetarët në moshë 15-60 vjeçare). Grupi sekondarë qëllimor ishin institucionet evropiane, mediumet dhe qytetarët.

Fushata Thuaj OK për MK, e tërhoqi vëmendjen e opinionit më të gjerë. Fushata përbëhej nga aktivitetet në vijim:

  • anketë fillestare (për ti përcaktuar grupet qëllimore);
  • konferencë për shtyp për shpalljen dh promovimin e fushatës;
  • shpalljen e reklamave dhe fletushkave në gazetat ditore;
  • përgatitjen dhe distribucionin e materialit promotiv (kartolina dhe fanelle).

Anketa fillestare u realizua në periudhën prej 17 deri 23 tetor të vitit 2005. Qytetarët u përgjigjën në katër pyetje: A dëshirojnë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-s? A mendoni se Republika e Maqedonisë i plotëson kushtet për pranim në BE? A mendoni se Qeveria e Republikës ë Maqedonisë bën mjaft për procesin e evrointegrimeve? Dhe A kishit marrë pjesë Ju, si qytetarë, në ndonjë aksion për përkrahjen e Maqedonisë në anëtarësimin në BE? Anketa tregoi se 91,2% e të anketuarve dëshirojnë që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-s, 56% mendojnë se Maqedoni i plotëson kushtet për anëtarësim në BE. Gjithsej 50,5% mendojnë se Qeveria bën shumë apo mjaft për procesin e evrointegrimeve, kurse 40,2% mendojnë se nuk bëhet mjaft. Madje 57,2% të qytetarëve do të ishin kyçur në aksionin qytetarë për ta përkrahur anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Këto rezultate dhe paralajmërimi i aktiviteteve në vijim u prezantuan në konferencën për shtyp e cila u mbajt më 28 tetor të vitit 2005.

U dizajnuan tre lloje të kartolinave. Distribucioni i parë nëpërmjet gazetave ditore: Vest, Vreme, Utrinski Vesnik, Fakti dhe javorja Forum u bë në fillim të nëntorit. Kartolinat me mesazh: Alo Qeveri, deri ku jemi” ishin dedikuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Sinjali i parë pozitiv, rekomandimi për status të kandidatit për Republikën e Maqedonisë në BE arriti nga Komisioni i BE-s më 9 nëntor 2005. MCMS vendosi të vazhdon me fushatën deri në përgjigjen përfundimtare nga Këshilli i ministrave të BE-s i paralajmëruar për 15 dhjetor.

Distribucioni i dytë përmbante dy lloje të kartolinave të cilat i mbanin në vete mesazhet: “Thuaj OK për MK” dhe “Let’s the sunshine in”. Kartolinat u distribuuan nëpërmjet gazetave ditore: Utrinski vesnki, Dnevnik, Fakti, Koha ditore dhe javorja Forum. Kartolinat përmbanin sqarim për fushatën, shenjat e organizatorëve dhe adresat e anëtarëve të Këshillit të Ministrave, gjegjësisht ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-s dhe adresat e ambasadorëve të vendeve anëtarë në BE në Maqedoni.

Në konferencë për shtyp gazetarët u njoftuan me rrjedhën e fushatës dhe hapat e ardhshëm. Konferenca për shtyp u shfrytëzua për distribucionin e kartolinave për gazetarët. Edhe një ngjarje u shfrytëzua për dërgimin publik të kartolinave, ajo ishte OJQ panairi i pestë – Forumi i shoqërisë civile në Maqedoni. Në stendën e MCMS-s, të interesuarit mundeshin të plotësojnë dhe dërgojnë kartolina. U shfrytëzua mundësia dhe një numër i madh i personave publik e vizituan OJQ panairin dhe dërguan kartolinë Thuaj OK për MK, mes tyre edhe: kryetari i Republikës së Maqedonisë z. ranko Crvenkovski, Ervan Fuere, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Maqedoni dhe shef i delegacionit të Komisionit Evropian në Maqedoni, zëvendës premieri Radmila Sheqerinska... Sipas të dhënave me të cilat disponon MCMS-ja (që nënkupton vetëm kartolinat e dërguara nga MCMS-ja) gjithsej janë dërguar 1,467 kartolina, nga të cilat 1,047 jashtë vendit, gjegjësisht deri te anëtarët e Këshillit të ministrave të BE-s dhe 453 në Maqedoni, gjegjësisht deri te ambasadorët e vendeve anëtare të BE-s në Maqedoni.

Fushata u iniciua në bashkëpunim me Forum-in dhe “Потрага по заедничка основа”, kurse plotësisht u menaxhua dhe u realizua nga MCMS-ja. Në MCMS projekti llogaritet si kros-sektorial dhe u realizua nga bashkëpunëtorë të departamenteve të ndryshme.

Periudha kohore e realizimit të projektit ishte 20 tetor – 31 dhjetor 2005.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë