Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve - 2011 - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve - 2011 PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Autorë: Sasho Klekovski, Gonce Jakovleska, Daniella Stojanova
Data: prill, 2011
ISBN: 978-608-4617-16-7
PDF:   pergjegjesia-shoqerore-e-qytetareve-2011.pdf

Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve - 2011Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për herë të katërt e hulumtoi përgjegjësinë shoqërore të qytetarëve.

Ndjenja për përgjegjësinë e qytetarëve për ndikim, pjesëmarrje dhe zgjidhjen e problemeve shoqërore është komponent i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë civile, por edhe shoqërinë në tërësi. Shoqëria civile pa qytetarët të cilët do të marrin pjesë në atë nuk mund ta përmbushë misionin e vet. Shoqëri civile e rrënjosur dhe dinamike, ndikimi i të cilës ndaj politikave publike është qëllim afatgjatë i MCMS. Shoqëria e këtillë civile bazohet në qytetarë aktiv ose qytetarë me përgjegjësi shoqërore, si aktorë në shoqëri. Për këto shkaqe, MCMS e hulumton shoqërinë civile, e veçanërisht besimin dhe përgjegjësinë shoqërore të qytetarëve.

MCMS për herë t parë e hulumtoi përgjegjësinë shoqërore në vitin 2006, bashkë me besimin, derisa në vitin 2007, 2009 dhe 2010 u bënë hulumtime të veçanta. Raporti është përmirësuar në bazë të përvojave paraprake dhe hulumtimeve globale. Janë përdorur indekset për qëndrimet dhe shprehitë e qytetarëve për çështje të caktuara, me çka janë lehtësuar analizat e hulumtimit. Me inkuadrimin e çështjeve të reja, përsëritja periodike e hulumtimit, por edhe botimi i tyre në pjesë të veçanta është përdorimi i përmirësuar i raportit.

MCMS shpreson se raporti "Përgjegjësia shoqërore e qytetarëve" do të përdoret nga organizatat e shoqërisë civile si bazë për përmirësimin e strategjive të tyre për inkuadrimin më të madh dhe mbështetje nga ana e qytetarëve. Raporti ofron informata të dobishme edhe për institucionet shtetërore, të cilat mund të kontribuojnë në procesin e krijimit të politikave. Gjithashtu, MCMS beson se analizat do të jenë të dobishme edhe për sektorin privat, por edhe për studentët dhe për hulumtuesit e dukurive shoqërore.

 
Се наоѓаш тука  : Fillimi Për ne Historia jonë