Si mund të dhuroj? |
Me urdhërpagesë të njëhershme ose të përhershme për donacin, me vlerë të cilën ju e caktoni në nivel mujor ose vjetor.. Nëse jeni obligues tatimor dhe donacioni juaj është për projekt të MCMS, i cili është me interes publik, mund të shfrytëzoni nxitje tatimore në pajtim me Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike. Nxitja ka të bëjë me zvogëlimin e tatimit personal në të ardhura të caktuar në bazë të fletëparaqitjes së tij tatimore vjetore në shumë prej 20% nga borxhi tatimor vjetor i dhuruesit të donacionit, por jo më shumë se 24.000 denarë. Në këtë mënyrë një pjesë e tatimit tuaj personal të cilin duhet t’ia paguani shtetit, e dhuroni në MCMS për aktivitetet tona të cilat janë me interes personal. Ne do t’i përgatisim dokumentet e nevojshme dhe do ta udhëheqim procedurën për fitimin e nxitjes tatimore. Si të dhuroni dhe të fitoni të drejtën e nxitjes tatimore?
Shpesh dallimi mes tatimit të caktuar dhe të paguar do të jetë negativ. Në këtë rast mund të kërkoni kthimin e tatimit të aguar ose të njëjtin ta lini si avans për periudhën e ardhshme. Me dhurimin e sendeve, të mirave , pronës. Në Pajtim me Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike, donacioni në sende dhe të mira materiale jeni të liruar nga tatimi i trashëgimisë dhe dhurata kur ia transferoni të drejtën e shfrytëzimit MCMS-së. Gjithashtu ky donacion është i liruar edhe nga tatimi i pronës për pesë vitet e ardhshme, pas vitit kur është dhuruar. Na kontaktoni në Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë |