Pse të dhuroj në MCMS? - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Pse të dhuroj në MCMS? PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Dhuro për MCMS, merr pjesë në ndryshimet pozitive në shoqëri...

Rezultatet të cilat i arritëm në pesëmbëdhjetë vitet e fundit gjithsesi tregojnë sukses. Suksesi i cili tashmë është i vërtetuar me mirënjohje të shumta në nivel lokal, nacional dhe jashtë vendit. Suksesi nuk do të ishte i plotë pa mbështetjen e qytetarëve, ndërmarrjeve nga vendi, si dhe nga shteti.

Në periudhën e deritanishme zbatuam mbi 1500 projekte me buxhet prej 47 milionë euro për furnizimin me ujë të fshatrave, forcimin e komunave dhe organizatave qytetare, për ndihmën humanitare, për arsimimin e romëve të rinj, për bashkëpunimin ndërreligjioz, për strategjitë dhe ligjet, për demokratizimin dhe antidiskriminimin, për hapjen e ndërmarrjeve të reja.

Ne i udhëhoqëm dhe i nxitëm ndryshimet me zgjidhje të eja dhe alternative të problemeve shoqërore. Edhe ju mund t’i mbështetni ndryshimet me dhurimin e mjeteve për zbatimin e aktiviteteve tona.

Çdo donacion juaj do të kontribuojë në realizimin e qëllimeve tona. Donacioni juaj për ne nuk paraqet vetëm mbështetje financiare, por edhe morale.

Ne do t’ju informojmë për aktivitetet tona përmes buletinit mujor dhe do t’u japim vërtetim për donacionin e pranuar.

Nëse mund t’i shfrytëzoni ndonjë nga nxitjet tatimore, ne do t’ju përgatisim dokumentet e nevojshme dhe do ta udhëheqim procedurën për fitimin e nxitjes tatimore.

Që të shfrytëzohen nxitjet tatimore, qëllimi i donacionit dhe sponsorizimit duhet të jetë realizim, avancim, promovim dhe mbështetje e veprimtarive me interes publik. Pjesa më e madhe e aktiviteteve/projekteve të MCMS janë me interes publik.

Na kontaktoni në Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

Zgjidhni për çka do të dhuroni:

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Dhuro Pse të dhuroj?