Si mund të dhuroj? - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

Si mund të dhuroj? PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike

Me urdhërpagesë të njëhershme ose të përhershme për donacin, me vlerë të cilën ju e caktoni në nivel mujor ose vjetor..

Nëse jeni obligues tatimor dhe donacioni juaj është për projekt të MCMS, i cili është me interes publik, mund të shfrytëzoni nxitje tatimore në pajtim me Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike. Nxitja ka të bëjë me zvogëlimin e tatimit personal në të ardhura të caktuar në bazë të fletëparaqitjes së tij tatimore vjetore në shumë prej 20% nga borxhi tatimor vjetor i dhuruesit të donacionit, por jo më shumë se 24.000 denarë. Në këtë mënyrë një pjesë e tatimit tuaj personal të cilin duhet t’ia paguani shtetit, e dhuroni në MCMS për aktivitetet tona të cilat janë me interes personal.

Ne do t’i përgatisim dokumentet e nevojshme dhe do ta udhëheqim procedurën për fitimin e nxitjes tatimore.

Si të dhuroni dhe të fitoni të drejtën e nxitjes tatimore?

  1. Lidhni marrëveshje me MCMS
  2. Jepni donacionin MCMS-së
  3. MCMS ju jep vërtetim për donacionin e paguar dhe e realizon procedurën për fitimin e nxitje tatimore:
    1. Parashtrimi i Kërkesës për lëshimin e vendimit për vërtetimin e interesit publik për të cilin është dhënë donacioni deri te Ministria e Drejtësisë. Si shtojcë e Kërkesës parashtrohet marrëveshja për donacion dhe vërtetimi për donacionin e dhënë.
    2. Ministria e Drejtësisë jep vendim me të cilin vërtetohet interesi publik.
    3. Përgatit raport për donacionin e dhënë dhe të pranuar i cili parashtrohet deri te Drejtoria për të ardhura publike 30 ditë nga dita e lidhjes së marrëveshjes.
  4. Në fletëparaqitjen tuaj tatimore vjetore (formulari PDD GDP) e caktoni shumën e donacionit të dhuruar. Me fletëparaqitjen tatimore e dorëzoni edhe marrëveshjen për donacion, vendimin për vërtetimin e interesit publik dhe dokumentin në bazë të cilit e keni kryer pagesën e shumës së dhuruar.

Shpesh dallimi mes tatimit të caktuar dhe të paguar do të jetë negativ. Në këtë rast mund të kërkoni kthimin e tatimit të aguar ose të njëjtin ta lini si avans për periudhën e ardhshme.

Me dhurimin e sendeve, të mirave , pronës.

Në Pajtim me Ligjin për donacione dhe sponsorizime në veprimtaritë publike, donacioni në sende dhe të mira materiale jeni të liruar nga tatimi i trashëgimisë dhe dhurata kur ia transferoni të drejtën e shfrytëzimit MCMS-së. Gjithashtu ky donacion është i liruar edhe nga tatimi i pronës për pesë vitet e ardhshme, pas vitit kur është dhuruar.

Na kontaktoni në Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë

 

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Се наоѓаш тука  : Fillimi Mbështetje Dhuro