MCMS-ja kërkon zbatues të kurseve për zanate (profesionale) - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

MCMS-ja kërkon zbatues të kurseve për zanate (profesionale) PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E hënë, 17 qershor 2013 13:53

Me implementimin e projektit “Aftesimi I grave te prekura nga konflikti”, MCMS-ja ka për qëllim t’i përmirëson kushtet e punësimit të këtyre grave. Për këtë arsyje, një ndër aktivitetet është t’u ofroj kurse për zanate (profesionale).

Kurset duhet të jenë në këto lëmi: ondullim (frizer), rrobaqepësi, kontabilitet elektronik dhe gatim në restorante (objekte hotelierike).

Trajnimet do të zbatohen për gratë nga Shkupi (Saraj dhe Çair), rajonin e Tetovës (Jegunovc, Tearcë dhe Zhelinë), Likovë dhe Mavrovë dhe Rostushë.

Në qoftë se zbatoni këto lloje kursesh, dërgojeni ofertën tuaj deri tek MCMS-ja. Duhet pasur parasysh se oferta juaj duhet të jetë e përbërë nga oferta teknike, oferta financiare dhe dokumentacionin shoqërues varësisht nga kërkesa për ofertë si dhe përshkrimi i shërbimeve.

Ofertën dorëzojeni në arkivën e MCMS-së, rr. Nikolla Parapunov nr. 41a, Shkup, më së voni deri më 28 qershor të vitit 2013 (e premte) ora 17.

Pyetjet për sqarim mundet të dërgohen më së voni deri më 26 qershor të vitit 2013 (e mërkurë) ora 17 në adresën vijuese për e-postë: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë .

Më tepër informacione mundeni të gjeni këtu:

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni Shpallje MCMS-ja kërkon zbatues të kurseve për zanate (profesionale)