Shpallje: Forumi i organizatave qytetare nga rajoni ndërkufitar i Republikës së Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë |
E premte, 17 shkurt 2012 13:39 |
Në Forum mund të marrin pjesë:
Përparësi do të kenë organizatat qytetare, të cilat janë regjistruar ose veprojnë në rajonet ndërkufitare dhe atë: Pollog, Maqedoninë Jugperëndimore (Maqedoni) dhe Dibër dhe Elbasan (Shqipëri). Forumi do të përbëhet nga pjesa ekspozuese,l debate publike dhe ngjarje socio-kulturore. Hapësira ekspozuese do të organizohet përmes stendave, pllakateve dhe prezantimeve audio-vizuale. Pritet të prezantohen rreth 50 organizata qytetare dhe aktorë tjerë nga rajoni ndërkufitar. Në debatet publike (panele, tryeza të rrumbullta) do të diskutohet rreth më shumë çështjeve me interes të përbashkët për qytetarët, organizatat qytetare dhe aktorët tjerë nga rajoni ndërkufitar. Me ngjarjet socio-kulturore do të promovohet trashëgimia kulturore dhe natyrore dhe vlerat e rajonit ndërkufitar. Më shumë informata për Forumin, si dhe për mënyrën e paraqitjes mund të gjenden në Informatën për ngjarjen. Plotësoni dhe paraqituni për pjesëmarrje në pjesën ekspozuese, pjesën e forumit apo të ngjarjeve socio-kulturore. Afati i fundit për paraqitje është 07 mars 2012 (e mërkurë).
Hyrja për vizitorët në Forum është e lirë. Për qytetarët nga rajonet e Pollogut dhe Maqedonisë Jugperëndimore do të sigurohet transport pa pagesë. Më shumë informata për Forumin, si dhe për mënyrën e paraqitjes mund të gjenden në ueb faqen: www.mcms.mk, si dhe përmes e-postës: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë . Afati i fundit për paraqitje është 29 shkurt 2012 (e mërkurë). |