5 vjet QMBN në Kosovë - Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar

Македонски центар за меѓународна соработка - МЦМС

5 vjet QMBN në Kosovë PDF Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
E diel, 29 qershor 2008 13:41

Kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës: Sasho Klekovski
Viti: 2005
PDF:
 5-vjet-QMBN-ne-kosove-2005.pdf 

5 години МЦМС на КосовоAkiviteti i parë në Kosovë i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) ishte në 28 qershor 1999, duke ofruar ndihmë në Dragash, pas së cilës u hap zyra në Gjakovë më 15 korrik 1999. QMBN në Kosovë? Pse?

Në prill të vitit 1999 në apelin e El Hilalit, QMBN u kyç në ndihmën e personave të zhvendosur në “tokën e askujt” mes Kosovës dhe Maqedonisë. Nga kjo pikë e gjatë gjithë krizës kosovare, QMBN ishte një nga organizatat udhëheqëse në ballafaqimin me pasojat e krizës kosovare për Maqedoninë: refugjatët dhe jostabiliteti politik. Inkuadrimi i tillë i QMBN-së i mundësoi që ta shohë jo vetëm kërcënimin për stabilitetin politik nga numri i madh i refugjatëve, por ta shohë edhe tragjedinë njerëzore në mesin e asaj krize.

Ata nuk ishin refugjatë nga Kosova, por njerëzit, fqinjët tanë në nevojë. Edhe pa dallim të përkatësisë politike ose etnike ose ndonjë përkatësie tjetër, duhet t’u ndihmohet njerëzve, fqinjëve tanë në nevojë. Ky ishte një vendim i natyrshëm i QMBN-së që t’i ndihmojë fqinjët edhe në vendin e tyre, në Kosovë. Dhe ta ndjekë rolin e tij të “thyesit të akullit” në marrëdhëniet mes dy fqinjëve dhe të paragjykimeve të cilat ekzistojnë.

Një organizatë nga Maqedonia ndihmon në Kosovë, me ekipe të përziera nga Maqedonia dhe Kosova, dhe nga maqedonas etnikë dhe shqiptarë etnikë edhe nga Maqedonia edhe nga Kosova. Ekipe të afta të punojnë edhe me kosovarët etnikë shqiptarë dhe joshqiptarët (para së gjithash goranët). Dhe të punojnë në rajonet më së shumti të goditura nga lufta, si Gjakova dhe Krusha e Vogël në Prizren. Në vitin 2001 duke e ndjekur parimin e vet të zhvillimit të kapaciteteve lokale, prezencën e vet operative e transferoi në partneritet me tri organizata. Dy prej tyre dolën nga ekipet e QMBN-së në Gjakovë: Qendra Zhvillimore Kosovare dhe Iniciativa e Femrës Kosovare.

Në vitet që kaluan mund të dëshmojmë për sakrificën e madhe të shumë njerëzve në përtëritjen e Kosovës, por edhe shumë miqësi në të gjitha nivelet. Jam i sigurtë se shumë nga njerëzit e inkuadruar janë mbështetës të miqësisë së njerëzve nga Maqedonia dhe Kosova. Ky është një kontribut i vogël në paqen dhe stabilitetin,zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira.

 

Google translate

Na ndiqni

RSSTwitterFacebookYouTubeScribd

Проекти

Кодекс за граѓански организации

 

Civica Mobilitas

Отчетни ГО

Граѓански ресурсен центар

 

СЕЛДИ

Се наоѓаш тука  : Fillimi Lajme dhe opinioni MCMS në mediat 5 vjet QMBN në Kosovë