Shfrytëzimi i suksesshëm i IPARD fondeve |
E enjte, 13 mars 2008 11:46 | |||
Redaktor: Neda Maleska Saçmaroska Republika e Maqedonisë hyri në fazë të re në proceset euroatlantike me fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim të plotë në Unionin Evropian, me çka fitoi të drejtën dhe mundësinë që t’i shfrytëzojë fondet para anëtarësimit të Unionit Evropian për mbështetje në plotësimin e kritereve për anëtarësim. Instrumenti për ndihmë para anëtarësimit (IPA) përbëhet prej 5 komponentëve: (1) mbindërtim institucional, (2) bashkëpunim ndërkufitar, (3) zhvillim rajonal, (4) zhvillim i resurseve njerëzore, dhe (5) zhvillim rural. Ndihma para anëtarësimit – zhvillimi rural (IPARD), ka qëllim specifik afatgjatë në drejtim të përgatitjes së sektorit maqedonas bujqësor-ushqimor, drejt plotësimit të kërkesës së aquis communitaire, si dhe zbatimin efikas të programit dhe shfrytëzimin e fondeve nga Unioni Evropian. Në këtë moment, sektori bujqësor dhe rural maqedonas ballafaqohet me sfida të rëndësishme, lidhur me mundësitë për prodhimtari cilësore bujqësore, konkurrencën nga tregjet rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, mënyrën e përmirësimit të cilësisë së jetës në mjediset rurale, hapjen e vendeve të reja të punës etj. Në atë drejtim, është e rëndësishme përgjigja efektive dhe mirë e koordinuar e institucioneve të shtetit gjatë krijimit të politikës adekuate bujqësore, harmonizimin e rregulloreve ligjore dhe reformave në institucionet publike. Por, në këtë proces është jashtëzakonisht e nevojshme dhe e rëndësishme mobilizimi i aktorëve tjerë relevant të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë ndikojnë në sektorin bujqësor dhe atë rural. Në këtë kontekst është edhe iniciativa e Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar për përgatitjen e teksteve me titull si “Shfrytëzimi i suksesshëm i IPARD fondeve”. Ky publikim është orvatje që t’i grumbullojë përvojat e vendeve të mëparshme kandidate me paraardhësin juridik dhe faktik të IPA(RD) – programi SAPARD, dhe të nxjerrë mësime nga ato përvoja; të caktojë cilat janë dhe si duhet të jenë kapacitetet dhe strukturat administrative, të cilat do ta udhëheqin ndihmën financiare; të informojë për mënyrat e udhëheqjes me fondet IPARD dhe për kushtet nën të cilat Maqedonia do të mund t’i shfrytëzojë këto fonde; ta njoftojë opinionin me kushtet dhe kriteret për miratimin e projekteve dhe shfrytëzimin e mjeteve nga programi IPARD; t’i njoftojë aktorët me metodologjinë e procedurës për përpunimin dhe vlerësimin e programeve investuese etj. Besojmë se tekstet e autorëve të këtij publikimi do ta arrijnë qëllimin – informim më të madh të opinionit për mundësinë dhe kapshmërinë e IPARD fondeve dhe hyrje në diskutimin për nxitjet të cilat na presin.
|